Një biznesmen i kromit dhe një person tjetër humbën jetën mbrëmjen e djeshme nga një atentat me armë zjarri në fshatin Tapizë të Fushë Krujës. Viktimat janë Gjin Nika nga Bulqiza dhe Fabio Xhunga nga Kamza, të cilët në momentin e atentatit po udhëtonin drejt Tiranës me një motor skuter “Yamaha”. Nika drejtonte një biznes
Një biznesmen i kromit dhe një person tjetër humbën jetën mbrëmjen e djeshme nga një atentat me armë zjarri në fshatin Tapizë të Fushë Krujës.
Viktimat janë Gjin Nika nga Bulqiza dhe Fabio Xhunga nga Kamza, të cilët në momentin e atentatit po udhëtonin drejt Tiranës me një motor skuter “Yamaha”.
Nika drejtonte një biznes kromi në Bulqizë dhe kishte vetëm dy muaj që kishte dalë nga burgu, ku ishte arrestuar si i dyshuar për vrasjen e një tjetër biznesmeni të kromit. Kjo është edhe një nga pistat që po heton policia për të zbuluar autorët e krimit.
Policia gjithashtu ka ngritur postoblloqe të shumta përreth vendngjarjes, ndërsa përfaqësues të sektorit të krimeve po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.
/Romina Qama/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *