Universitet Kineze ofrojnë bursa studimi për studentët Shqiptarë

Universitet Kineze ofrojnë bursa studimi, për studentët Shqiptarë. Kjo mundësi vjen falë bashkëpunimit dypalësh që kemi në fushën e arsimit. Në deklaratën e dhënë nga Ministria e Arsimit dhe Sportit mbi bashkëpunimit me Kinën mbi bursat e plota të studentëve që dëshirojnë të zhvillojnë studimet universitare dhe pasuniversitare në Universitet Publike në Kinë, ofrojnë lehtësi

Universitet Kineze ofrojnë bursa studimi, për studentët Shqiptarë. Kjo mundësi vjen falë bashkëpunimit dypalësh që kemi në fushën e arsimit. Në deklaratën e dhënë nga Ministria e Arsimit dhe Sportit mbi bashkëpunimit me Kinën mbi bursat e plota të studentëve që dëshirojnë të zhvillojnë studimet universitare dhe pasuniversitare në Universitet Publike në Kinë, ofrojnë lehtësi për vitin akademik 2014-2015. Programet që studentët mund të aplikojnë janë të ndara në fusha:

Shkenca shoqërore dhe humanitare: shkenca politike, marrëdhënie ndërkombëtare, ekonomik, tregti, pedagogji, psikologji, etj.

Shkenca natyrore: Shkenca të pastra ekzakte (matematikë, fizikë ose informatikë), inxhinieri, bujqësi, mjekësi etj.

Në dokumentacion do të përfshihej edhe letra e pranimit nga Universitetet përkatëse. Ata studentë të cilët dëshirojnë që studimet e tyre ti zhvillojnë në fushën e muzikës ose në artet e bukura në dokumentacionin e tyre duhet të përfshijnë edhe një CD me punimet e tyre, dy skece ose dy piktura me ngjyra. Ministria gjatë deklarëtës për shtyp thekson se për ata sudentë që do fitojnë të drejtën e studimt në Universitet Publike në Kinë, do ti nënshtrohen një kursi përgatitor në quhës Kinese i cili do të zgjasë deri në dy vite.

Aplikantët duhet të përgatisin dokumentet sipas listës në vijim:

Për programet e studimit të nivelit bachelor:

  1. Formularin e aplikimit të Këshillit të Bursave Kineze, me fotografi, i cili plotësohet online. Aplikantët duhet të shkarkojnë dokumentet përmes rrjetit CSC (Chineze scholarship Board);
  2. Vërtetimin e notave për tri vitet e shkollës së mesme. Ky vërtetim duhet të jetë i firmosur nga Drejtoria ose Zyra Arsimore e rrethit përkatës;
  3. Letrën e interesit ose një plan studimi për programin e studimit;
  4. Një CV që përmban informacion për ciklet e shkollimit dhe adresat e shkollave ku aplikanti ka studiuar;
  5. Raportin mjekësor për aftësi studimi të plotësuar sipas formatit të Këshillit të Bursave Kineze (Foreigner Physical Examination);
  6. Fotokopjen e faqes së të dhënave të pasaportës.

Për programet e studimit të nivelit master:

  1. Formularin e aplikimit të Këshillit të Bursave Kineze, me fotografi, i cili plotësohet online. Aplikantët duhet të shkarkojnë dokumentet përmes rrjetit CSC (Chineze scholarship Board).
  2. Kopjen e noterizuar të diplomës ose të ndonjë dokumenti të ngjashëm që vërteton mbarimin e nivelit të parë të studimeve të larta (Bachelor);
  3. Kopjen e noterizuar të Suplementit të Diplomës ose listën e leksioneve (përfshirë numrin e orëve) dhe listën e notave;
  4. Letrën e interesit ose një plan studimi për programin e studimit;
  5. Një CV që përmban informacion për ciklet e shkollimit dhe adresat e shkollave ku aplikanti ka studiuar.
  6. Raportin mjekësor për aftësi studimi të plotësuar  sipas formatit të Këshillit të Bursave Kineze (Foreigner Physical Examination Form).
  7. Fotokopjen e faqes së të dhënave të pasaportës.

Për programet e studimit në doktoraturë/ postdoktoraturë:

  1. Formularin e aplikimit të Këshillit të Bursave Kineze, me fotografi, i cili plotësohet online. Aplikantët duhet të shkarkojnë dokumentet përmes rrjetit CSC (Chineze scholarship Board);
  2. Kopjet e noterizuara të diplomave që vërtetojnë mbarimin e studimeve të nivelit Bachelor dhe Master;
  3. Kopjen e noterizuar të Suplementit të Diplomës ose listën e leksioneve (përfshirë numrin e orëve) dhe listën e notave;
  4. Listën e botimeve të artikujve të ndryshëm;
  5. Një përmbledhje të çështjeve profesionale ku aplikanti synon të përqendrohet gjatë studimeve për doktoratë;
  6. Temën që mendohet të mbahet disertacioni (deri në 2 faqe);
  7. Letra rekomandimi nga profesorë të institucioneve akademike;
  8. Nëse ka, aplikanti duhet të paraqesë certifikatat për kualifikime të ndryshme apo për veprimtari kërkimore;
  9. Raportin mjekësor për aftësi studimi të plotësuar sipas formatit të Këshillit të Bursave Kineze (Foreigner Physical Examination Form).
  10. Fotokopjen e faqes së të dhënave të pasaportës.

Dy kopje të dokumenteve sipas listave të mësipërme duhet të jenë të përkthyera dhe të noterizuara në gjuhën kineze ose angleze.

Ministria ka vënë në dispozicion të aplikantëve, të cilët dëshirojnë që të kenë më shumë informacione ata mund të kërkojnë në këto faqe internet.

www.csc.edu.cn.laihua

http://en.csc.edu.cn/Laihua/newsdetailen.aspx?cid=66&id=3074;

http://en.csc.edu.cn/Laihua/universityen.aspx

 /Redjon Shtylla/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar