Ish kryeministri Sali Berisha, takohet me lideret e rinj te vendit

Ish-kryeministri Sali Berisha është takuar gjatë këtyre ditëve me anwtarwt e Programit për Zhvillimin e Lidershipit 2013-2014, i cili zbatohet nga fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF). Sipas z. Berisha, programi është huazuar nga Shtëpia e Bardhë, në të cilin kanë dalë shumë lider të shquar, siç ka qenë Sekretari i Shtetit Colin Powel, e gjenerali

Ish-kryeministri Sali Berisha është takuar gjatë këtyre ditëve me anwtarwt e Programit për Zhvillimin e Lidershipit 2013-2014, i cili zbatohet nga fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF). Sipas z. Berisha, programi është huazuar nga Shtëpia e Bardhë, në të cilin kanë dalë shumë lider të shquar, siç ka qenë Sekretari i Shtetit Colin Powel, e gjenerali Wesly Clark, dy miq të rëndësishëm të shtetit shqiptar.

Pjesëmarrësit kanë qenë zyrtarë të lart nga të gjitha institucionet e shtetit, Presidenca, Ministria Drejtësisë, ajo e Financave, Mirëqenies Sociale, Arsimit, Transportit dhe nga Bashkia e Tiranës. Mes batutash, ish-kryeministri Berisha tha se nga kryeministria nuk ka ardhur asnjë këshilltar pasi ata nuk kanë nevojë për trajnim.

“Zhvilluam një bashkëbisedim të hapur ku me kënaqësi iu përgjigja të gjitha pyetjeve që ata kishin mbi këtë program që ata ndiqnin dhe për ambicien e tyre për tu bërë liderë të së ardhmes në vendin tonë. U thashë se duhet të ndjekin shembullin e Gledwell sipas të cilit suksesi do të paktën 10 mijë orë punë. Pra, punë sa më shumë dhe përkushtimi janë çelësi i suksesit i çdo profesionisti, duke u kthyer kështu në një aset të rëndësishëm për vendin. Sigurisht historia e suksesit të Fondacionit Shqiptaro – Amerikan për Zhvillim në projekte madhore në vendin tonë, si ai i aeroportit apo pasaportave dhe letërnjoftimeve biometrike, duhet të përbëjë një burim të padiskutueshëm frymëzimi për ta”, shkruante më tej në portalin personal fejsbuk (facebook) z. Berisha.

Gjithashtu Berisha është shprehur se për të është një kënaqësi e dyfishtë pasi Memorandumi i Mirëkuptimit për zbatimin e këtij programi është nënshkruar nga vetë ai në vitin 2012 kur ishte Kryeministër dhe nga Kryetari i Bordit të AADF zoti Michael Granoff.

“Zbatimi i këtij programi lidershipi vjen në një moment të vështirë nëpër të cilin po kalon administrata jonë, nga e cila janë përzënë në mënyrë të paligjshme dhe antikushtetuese mijëra profesionistë dhe drejtues të kualifikuar të të gjitha niveleve, për të cilët taksapaguesit shqiptarë e të huaj kanë paguar miliona euro për trajnime e kualifikime”, përfundon ai.

 /Objektiv.al/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar