Ronaldo : Një “dorë e zezë” po punon kundër Real Madritit

Kristiano Ronaldo menjëherë pas ndeshjes së djeshme përball Barcelonës ka shfaqur pakënaqësitë kundrejt albitrit të ndeshjes, Undiano Mallenco. Portugezi kritikoi ashpër arbitrin dhe u ankua për gabimet e shumta që kreu në Bernabeu : “Ndeshja Real Madrit – Barcelona duhet të ketë një albitër të po këtij niveli. Në qoftë se e analizojmë ndeshjen do

Kristiano Ronaldo menjëherë pas ndeshjes së djeshme përball Barcelonës ka shfaqur pakënaqësitë kundrejt albitrit të ndeshjes, Undiano Mallenco.

Portugezi kritikoi ashpër arbitrin dhe u ankua për gabimet e shumta që kreu në Bernabeu : “Ndeshja Real Madrit – Barcelona duhet të ketë një albitër të po këtij niveli. Në qoftë se e analizojmë ndeshjen do shohim se ka shumë gabime në gjykim.”

Fituesi i “Topit të Artë”, vazhdoi me kritikat e rënda ndaj arbitrit. “Arbitri nuk dukej në gjëndje të mirë shëndetsore, ishte i bardhe, dhe mjaft nervoz. Në gjëndje të tillë nuk mund të mërrën vendime të sakta. Kjo më bën të mendoj se ndeshjet nuk janë të fituara vetëm në fushë, por ndoshta edhe me një ndihmë të vogel nga jashtë.” 

Kristiano vazhdoi akoma duke hedhur hipoteza për një “dorë” të zezë kundër Realit: “Nuk dua të justifikohem për pjesën tonë të lojës. Penalltia ime mund edhe të ishtë jashtë zonës, por janë shumë gjëra të tjera. Është një luftë e vështirë për titull dhe ndoshta shumë persona nuk donin që ne të fitonim ndeshjen e sotme, sepse në qoftë se fitonim Barcelona do të ishtë jashtë luftës për titull”.

“ E kuptoj që Barcelona duhet të ishtë në luft për titullin. Kam pesë vjet këtu dhe i kuptoj se si shkojnë gjërat. Është e vështirë por do të luftojmë deri në fund”, ka mbyllur ylli portugez.

 /Blerand Ismaili/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar