Flitet për “etikë komunikimi” në parlament

Dje në kuvend ndër të tjera është diskutuar për etikën në komunikim ndërmjet deputetëve. Edhe kryeministri i vendit ka folur për etikën, por ka harruar që vetë t’i përmbahet asaj. Seanca e djeshme është shoqëruar me ofendime dhe sharje mes kryeministrit të vendit dhe ish-kryeministrit Berisha, tëcilat për arsye etike nuk po i  publikojmë këtu. Gjatë

Dje në kuvend ndër të tjera është diskutuar për etikën në komunikim ndërmjet deputetëve. Edhe kryeministri i vendit ka folur për etikën, por ka harruar që vetë t’i përmbahet asaj.

Seanca e djeshme është shoqëruar me ofendime dhe sharje mes kryeministrit të vendit dhe ish-kryeministrit Berisha, tëcilat për arsye etike nuk po i  publikojmë këtu.

Gjatë këtyre debateve dhe ofendimeve, nga goja e kryeministrit Rama është ofenduar me fjalë shumë të rënda edhe ish-kryetarja e Parlamentit, JozefinaTopalli. Znj. Topalli ka reaguar në profilin e saj në facebook duke e cilësuar Edi Ramën si:”një i sëmurë mendor që drejton vendin”.

Edhe një herë tjetër  politika harroi që ndiqet nga sytë e miliona vetëve dhe tregoi shembullin më të keq të komunikimit publik.

/Shkëndije Çurri/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar