Varfëria e fëmijëve një realitet i hidhur

Në jetë nuk e zgjedh ti vendin, nuk e zgjedh ti familjen nga vjen, nuk e zgjedh ti emrin, nuk mund të zgjedhësh statusin e famijljes, por mund të zgjedhësh si të veprosh në familje, në jetë, në shoqëri. Disa kanë fatin të lindin në një familje të pasur kurse disa të tjerë për ironi

Në jetë nuk e zgjedh ti vendin, nuk e zgjedh ti familjen nga vjen, nuk e zgjedh ti emrin, nuk mund të zgjedhësh statusin e famijljes, por mund të zgjedhësh si të veprosh në familje, në jetë, në shoqëri. Disa kanë fatin të lindin në një familje të pasur kurse disa të tjerë për ironi të fatit lindin  në një familje të varfër, por që të dy janë qënie humane me ndenja por me mënyra të ndryshme perceptimi për botën.

Bota është e bukur kur ka larmishmëri ngjyrash, ku ndërthuren ngjyrat e forta me ato të lehtat. Nuanca të shumëllojshme ka mosha e fëmijërisë te njeriu, pasi në këtë moshë njeriu ndiehet dhe përshtatet me jetën në mënyrën e tij, duke mos menduar shumë gjatë. Mund të themi se veprimet bëhet në mënyrë instiktive ose në mënyrën se dua ti bëj se jam fëmijë. Në moshën e fëmijërisë njeriu përjeton momente nga të cilat ai mund të veprojë si ai të dojë, ti ndaj me kë ai të dojë moment. Në këtë moshë, fëmija nuk ka shumë përgjegjësi por kanë të tjerët mbi të.

Në këtë aspket mund të lindë pyetja në mënyrë instiktive, të menjëhershme kush kujdeset për fëmijët që kanë nevoja jo vetëm financiare por dhe për përkushtimin prindëror ? Familja mund të ketë probleme se si të sigurojë ushqimet e ditës, ndoshta arsimimi i tyre nuk është i përshtatshëm deri në atë pikë që ti tregojë fëmijës se çfarë është e drejtë ose e gabuar, mund ti shpjegojë deri në një pikë të caktuar por nuk mund ta edukojë atë, ta përgatisë atë për jetën që do të përballet vetë një ditë. Nga funksioni i mësuesit që duhet të ketë prindëri, kthehet në zotues që të kërkon që të sjellësh të ardhuara në familje. Të pakta janë ato familje të cilat kanë kulturën e shkollimit sepse edhe nëse janë të gjendje jo të përshtatshme për ti siguaruar fëmijës mjetet e nevojshme për shkollimin e tyre, ata i kultivojnë edukatën e shkollimit dhe jo të kërkimin lëmoshë nëpër rrugë të ndryshme.

Në rrugë shikojmë fëmijë të cilët të veshur e të paveshur, të larë a të pa larë, nxjerrin duart e tyre të vogla të pafajshme dhe i drejtojnë te kalimtarët e thjeshtë. Ata nuk duan shumë, pak të hodha për t’ja dhënë prindërve ose kujdestarve të tyre. Ka edhe më keq kur këto të hodha të mbedhuara me shumë mund nga fëmijët që mund të jenë të braktisur, shkojnë në xhepat e të pa udhëve, në xhepat e përbindëshave që vrasin jetë fëmijësh, vetëm e vetëm për të siguruar plotësimin e intervesave që ata vetë kanë.

Varfëria është një fenomen që nuk është vetëm prezent në Shqipëri por në çdo vend të botës. Varfëria do të ekzistojë por duhet ndryshuar mënyra se si varfëria të kalojë, e si mund të bëhet?, duke mos përdorur fëmijët, duke mos i nxjerrë në rrugë sikur të ishin të pavlerë, ata nuk janë robër por qënie humane me ndjenja me ëndërra por që varfëria i detyron që të heqin dorë nga ëndërrat nga dëshirat që kanë për jetën, që ti nënshtrohen shfrytëzimit për të siguruar të hodha.

Psikologë të ndyshëm janë të mendimit se edhe puna në moshë të vogël është e nevojshme por e kontrolluar në atë masë sa një fëmijë mund të japë sepse do t’ja dijë më mirë vlerat jetës dhe do të kujdeset për veten që të arrijë dhe të luftojë vetëm për gjërat e duhuara dhe të mbara. Prindërit duhet të lejojnë fëmijët që ata të shkollohet sepse një ditë këta fëmijë do të bëhet vetë prindër dhe me çfarë fryme do ti rrisin këta fëmijë, me atë që ata vetë u rritën, jo duhet që fëmija që të jetë si i tillë si një fëmijë dhe jo si një i rritur. Shkollimi është drita ku të gjithë duhet të drejtohen sepse mund të jetë e vetmja mundësi shpëtimi nga realiteti i hidhur që jeta në kushte varfërie ka.

/Redjon Shtylla/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar