“Palestra, për të qenë të shëndetshëm fizikisht dhe psikologjikisht”

Intervistoi: Sidorela Jança Intervistë me z. Stiljan Zhollanji, instruktor palestre me rreth dhjetë vite eksperiencë brenda dhe jashtë Shqipërisë. “Palestra nuk është vetëm për të pasur një trup të mirë me strukturë muskulore të dëshiruar ose për të pasur një trup në formë, por, edhe për të qenë sa më të shëndetshëm fizikisht dhe psikologjikisht”,

Intervistoi: Sidorela Jança

Intervistë me z. Stiljan Zhollanji, instruktor palestre me rreth dhjetë vite eksperiencë brenda dhe jashtë Shqipërisë. “Palestra nuk është vetëm për të pasur një trup të mirë me strukturë muskulore të dëshiruar ose për të pasur një trup në formë, por, edhe për të qenë sa më të shëndetshëm fizikisht dhe psikologjikisht”, shprehet Zhollanji. Më mirë një fillim i vonuar por i vazhduar, sesa një fillim i hershëm dhe i ndërprerë i palestrës. Disa këshilla të nevojshme për cilindo.

 

Si e keni filluar karrierën tuaj profesionale si instruktor palestre?

Karriera ime si instruktor ka filluar rreth 10 vite më parë. Në SHBA e gjeta veten në një ambient të mirëfilltë për të vazhduar më pas në profesionin që ushtroj sot.

Keni filluar jashtë dhe tashmë jeni në Shqipëri. Sa të interesuar janë shqiptarët të frekuentojnë ambientet e palestrës?

Palestra është kulturë, gjë të cilën shqiptarët nuk e kanë përfituar akoma megjithëse janë në këtë rrugë. Duke qenë se palestra në të cilën unë punoj si instruktor është e re, aktualisht kemi rreth 300 klientë. Kultura e palestrës po fillon dhe të përfitohet. Kjo tregon se njerëzit janë të interesuar të kenë në trup të shëndetshëm dhe të ndihen 100% vetvetja.

Cila është mosha mesatare e atyre personave të cilët frekuentojnë më së shumti palestrën dhe cila është mosha ideale për të filluar palestrën?

Kemi pasur persona nga 10 deri ne 18 vjeç, gjithashtu nuk nguroj të them qe para disa kohësh kishim pjesë të palestrës edhe një 65 vjeçar. Mosha mesatare e atyre të cilëve frekuentojnë më së shumti palestrën janë nga 30 deri në 65 vjeç. Mosha ideale për të filluar palestrën është mosha 18 vjeçare sepse njeriu në këtë moshë fillon dhe formohet më mirë fizikisht dhe mendërisht. Përpos që palestra nuk është vetëm për të pasur një trup të mirë me strukturë muskulore të dëshiruar, për të pasur një trup në formë por, edhe për të qenë sa më të shëndetshëm fizikisht dhe psikologjikisht. Këtë do të dëshironte gjithkush nga ne. Nëse fillohet palestra, duhet ndjekur. Ndërprerja e palestrës mund të ketë pasoja sepse kjo lidhet edhe me metabolizmin e trupit të njeriut. Për shembull ndërprerjet sezonale nuk janë të rekomandueshme, por duhet ndjekur sado pak. Më mirë një fillim i vonuar por i vazhduar, sesa një fillim i hershëm dhe i ndërprerë.

A është e mjaftueshme mbajtja e një dietë për kompensimin e palestrës?

Dieta më tepër shërben për të larguar yndyrat e shumta në trup, të ndihmon të ndihesh bukur por përveçse të djeg yndyrat, palestra të plotëson. E them këtë sepse me anë të palestrës ti përfiton edhe muskulaturën e trupit, gjë që nuk e përfiton nga dieta.

Shumica e frekuentuesve vijnë për të shtuar apo humbur kilogramë?

Femrat kryesisht vijnë për të rënë në peshë ndërsa meshkujt për të fituar muskulaturë të trupit të tyre. Kjo është në varësi të personit, kilogramëve të tij në përpjesëtim me gjatësinë. Sot kemi aparaturën  për matje dhe programin më të cilën llogarisim peshën, gjatësinë, gjerësinë e shpatullave dhe belit për djemtë dhe gjerësinë e qafës, belit dhe vitheve tek femrat. Duke bërë të tilla matje, individi është më i qartë se çfarë duhet të bëjë dhe me pas ne vendosim parametrat për te arritur rezultatet e dëshiruara.

Së fundmi po diskutohet rreth obezitetit tek fëmijët, a keni parë së fundmi fëmijë të interesuar për të ndjekur palestrën?

Fëmijët janë gjithashtu një pjese e frekuentuesve në palestër. Kryesisht djemtë që vijnë janë të interesuar pas ushtrimeve që të ndihmojnë në futboll. Si instruktor i palestrës kam bërë të mundur që t’i japim horizontin e duhur edhe vajzave ku më tepër janë të interesuara në kurset e baletit dhe për këtë shërben një mësuese baleti, pjesë e palestrës.

Sa orë në javë është e rekomandueshme për të frekuentuar palestrën?

çdo individi i duhet minimalisht 3 orë në javë për të kryer ushtrime të ndryshme. Kjo sepse të ndihmon të ndihesh i lirë, të jep energji, të çlodh, të largon nga streset, të largon nga rutina e përditshme etj. Palestra është një vend i cili kush ka ardhur e ka ndjerë veten mirë dhe më pas nuk është larguar më. Pastaj palestra duhet vazhduar gjithnjë sepse edhe vetë trupi ka nevojë për ushtrimet që zhvillohen në palestër. Mesatarja për të frekuentuar palestrën është 45 minuta ose 1 orë çdo ditë. Një orë në ditë i jep ndihmë të madhe shëndetit të njeriut.

 Si instruktor i kësaj palestre, çfarë u rekomandoni njerëzve?

Gjithmonë njeriu kërkon të jetë i përsosur fizikisht. Kjo nuk arrihet vetëm me anë të palestrës por duke e frekuentuar sa më shpesh palestrën, personi ndihet mirë dhe i çliruar nga streset e ndryshme të ditës, lodhjet mendore, etj. Nëse vërtet duan të jenë të qetë atëherë një orë në ditë në palestër do ishte perfekt.

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar