Festohet dita e verës, aktivitet e Kryeqytetit

Shqipëria sot zgjohet nga mëngjesi i cili është ndryshe, dielli është më rrezatues, lulet e para kanë filluar të lulëzojnë, aroma e ballakumeve ndihet në cdo vend. Sot në të gjitha qytetet e Shqipërisë por kryesisht në qytetin e Elbasanit, aty ku edhe ka lindur kultura e festimit të Ditës së Verës, qyteti ka hapur

Shqipëria sot zgjohet nga mëngjesi i cili është ndryshe, dielli është më rrezatues, lulet e para kanë filluar të lulëzojnë, aroma e ballakumeve ndihet në cdo vend. Sot në të gjitha qytetet e Shqipërisë por kryesisht në qytetin e Elbasanit, aty ku edhe ka lindur kultura e festimit të Ditës së Verës, qyteti ka hapur portat e saj dhe pret miq dhe vizitorë të shumtë që kanë dëshirë që të këtë festë ta kalojnë në Elbasan. Vitet e fundit edhe Kryeqyteti e ka marrë këtë traditë dhe sot me 14 Mars në ditën e Verës, bashkia ka organizuar njësërë aktivitetesh. Aktivitet janë të paraqituara si më poshtë.

FotoRedazionali_496

Aktivitetet festive pritet të nisin rreth ores 10:00 dhe do të përmbyllen në orën 14:00.

1. SHESHI PËRPARA GALERISË SË ARTEVE

Ora 10:00 – 12:00 – Trupë Teatër kukullash dhe trupë me animatorë

Ora 12:00 – 13:00 – “Ansambli Tirana”

2. PARKU RINIA

Ora 9:00 – 13:00 – Këndi i pikturës

Ora 11:00 – 13:00 – Koncert me DJ nga shkolla “Robert Radoja”

Ora 10:00 – 12:00 – Happy Kids – Lorja me animatorë (pjesa e lulishtes përballë Hotel Dajtit)

3. SHESHI “VËLLEZËRIT FRASHËRI”

Ora 10:00 – 11:00 – “Dance Akademi Amary” – kërcime moderne & popullore nga trupa e baletit për fëmijë të moshës 6 deri 14 vjeç.

Ora 11:00 – 12:00 – “Albania Silhouette Dance” – kërcime moderne nga trupa e baletit për fëmijë të moshës 6 deri 14 vjeç.

Ora 12:00 – 14:00 – “Latin Beat” – kërcim latin nga trupa e kërcimit mbi 18 vjeç

4. PARKU I LIQENIT (DIGA)

Ora 11:00 – 14:00 – DJ & Kërcim Latin

5. RRUGA “MURAT TOPTANI” (PEDONALJA)

Ora 11:00 – Panairi

wallpapers-spring-blossoms-branch-sky-pictures

/Redjon Shtylla/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar