“Simfonia e jetës”, një rrugëtim në thellësitë e zemrës

Shoqata “Horizontet e reja ” në bashkëpunim me kolegjet turke dhe universitetin “Epoka” organizuan sot (e martë) në orën 18:30 programin “Simfonia e jetës”. Ky edicion i pestë, si vazhdimësi e një tradite largpamëse ishte një rrugëtim në thellësitë e zemrës për të ngritur lart figurën e gruas si nënë, motër dhe aktiviste e pashmangshme

Shoqata “Horizontet e reja ” në bashkëpunim me kolegjet turke dhe universitetin “Epoka” organizuan sot (e martë) në orën 18:30 programin “Simfonia e jetës”. Ky edicion i pestë, si vazhdimësi e një tradite largpamëse ishte një rrugëtim në thellësitë e zemrës për të ngritur lart figurën e gruas si nënë, motër dhe aktiviste e pashmangshme në drejtim të edukimit dhe formësimit shoqëror.

Të ftuar të rëndësishëm si znj.Linda Rama, znj.Lumnije Thaҫi, aktorja e nderuar Roza Anagnosti, tenori Kastriot Tusha, znj.Nora Malaj dhe të tjerë të ftuar të rëndësishëm përcollën urimet e tyre për ditën ndërkombëtare të grave.

U krijua një atmosferë e pashoqe nën shoqërinë e Z.Kastriot Tusha, korit të liceut artistik “Jordan Misja”, performancës së aktores Anagnosti, pianistes Ana Kaҫinari dhe padyshim ansamblit të valleve të kolegjit “Turgut Ozal”(Durrës) të cilët promovuan edhe aktivitetin e tyre të radhës më datë 22 mars në Pallatin e Kongreseve.

Në kuadrin e vlerësimeve, për këtë vit ҫmimi “Trëndafili i artë” shkoi për znj.Anagnosti dhe znj.Liljana Luani, mësueses së pashembullt që vazhdon përpjekjet e saj mes sfidave për tu kujdesur për fëmijët e ngujuar.

Përjetime të veҫanta dhe mesazhe dritëkërkuese në një natë të mirëmenduar ose “të qepur mirë”, sikurse u shpreh prezantuesja e programit, Suela Demiri.

B.Belegu

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar