Pse njerëzit zgjedhin të jetojnë në “qytetin më të keq të botës”?

Nga Adam Taylor, “The Washington Post” Përshtati në shqip: Romina Qama Firma këshilluese për burimet njerëzore, Mercer, mblodhi së fundmi numrat nga dhjetra faktorë rreth jetës së një emigranti. Qëllimi? Për të llogaritur saktësisht se sa më shumë firmat ndërkombëtare duhet t’i paguajnë punonjësit e tyre, kur u kërkojnë të shpërngulen në zona të padëshiruara.

Nga Adam Taylor, “The Washington Post”

Përshtati në shqip: Romina Qama

Firma këshilluese për burimet njerëzore, Mercer, mblodhi së fundmi numrat nga dhjetra faktorë rreth jetës së një emigranti. Qëllimi? Për të llogaritur saktësisht se sa më shumë firmat ndërkombëtare duhet t’i paguajnë punonjësit e tyre, kur u kërkojnë të shpërngulen në zona të padëshiruara. (Ndërsa Mercer nuk jepte të dhënat e sakta, Ed Hannibal, një drejtues për lëvizjen globale në kompani, tha se faktorët e përfshirë përmbanin shqetësime të tilla si siguria, infrastruktura dhe mundësiıa për të gjetur të mirat ndërkombëtare.)

Përveç përdorimit praktik të të dhënave, ato kanë edhe një funksion tjetër më viral: renditjen e qyteteve nga “më i miri” tek “më i keqi” për nga cilësia jetesës në të gjithë botën.

Për shembull, rezulton se emigrantët, të cilëve u kërkohet të shpërngulen në Austri, janë shumë me fat: Viena renditet në krye të listës për emigrantët, e ndjekur nga Zyrihu, Auklandi, Mynihu dhe Vankuveri. Në të gjitha këto qytete, siç tha Hanibali, cilësia e jetës është aq e mirë, sa kompanitë rekomandohen të mos u paguajnë punonjësve shpenzimet e mëdha.

Por në fund të renditjes luhet një tjetër histori. Sipas Mercer-it, kompanitë duhet të ofrojnë të paguajnë shumë dollarë për disa qytete dhe për asnjë më shumë se për Bagdadin. Po, kryeqyteti i Irakut ka “mundur” 222 vende të tjera për t’u quajtur qyteti me nivelin më të ulët të jetesës për emigrantët në të gjithë botën.

Nëse i referohemi Mercerit, Bagdadi është në gjendje aq të keqe, sa kompanitë duhet t’u paguajnë njerëzve një shumë të konsideruar shtesë për të jetuar atje. Siç sqaroi Hanibali, kompanitë, më së shumti, duhet t’i paguajnë një punonjësi një shtesë prej 35-40 % të pagës së tyre si kompesim për nivelin e varfër të jetesës në Irak. Disa kompani mund të arrijnë deri në 50 % në kesh ose shërbime të tjera. Bagdadi është një ‘shkelës rregullash’ i qëndrueshëm në të dhënat e Mercerit, me një rënie graduale në renditje që nga 2001 dhe me renditje në vend të fundit që nga 2004. Për më tepër shtohet edhe mallkimi i Google (Gugëll): shtyp në motorrin e kërkimit “Bagdad më i keqi” dhe shfaqen “Bagdadi vendi me i keq për të jetuar” dhe “Bagdadi qyteti më i keq”.

A mundet një qytet i zhurmshëm me 6 milionë banorë të jetë vërtet qyteti më i keq në botë? Për ta kuptuar më mirë këte gjë, unë zgjodha disa emigrantë në Bagdad, njerëz të cilët, ndryshe nga shumë irakianë, kanë zgjedhur të jetojnë në Irak. Çuditërisht, shumica dukeshin të vetëdijshëm që jetonin në vendin më të keq të mundshëm.

“E di saktësisht se për ç’vëzhgim e ke fjalën”, tha një person (i cili kërkoi të mos i bëhet publik emri) që jeton prej 5 vitesh në Bagdad. “Kam menduar shpesh për atë vëzhgim kur marr avionin direkt nga Bagdadi në Vienë, një kalim nga qyteti më i keq tek qyteti më i mirë në botë në fare pak orë.”

Megjithatë, të tjerë u treguan të gatshëm për të thënë se sondazhi nuk reflektonte Bagdadin që ata njihnin. “Çdo emigrant që unë njoh ndihet i çorintuar nga ai informacion”, tha Xhejn Araf, një gazetare në profesion të lirë që ka kaluar shumë vite në qytet. “Unë do të duhet të sforcohem shumë që të gjej një emigrant që mendon se ky është realiteti, përveç të burgosurve të Zonës së Gjelbër – njerëzit e ambasadave. Stafi i Kombeve të Bashkuara dhe të tjerët që nuk mund të dalin jashtë në qytet.” Është e dukshme në fakt që Bagdadi është një vend më  i rrezikshëm se Viena: më shumë se 1000 njerëz u vranë në sulmet e muajve të fundit. Dhe me siguri që të mirat luksoze gjenden më lehtë në një qytet perëndimor (kur unë e pyeta një banor të Bagdatit për mundësinë e gjetjes së të mirave ndërkombëtare, ai mu përgjigj në e-mail: hahahahahahahaha.

“Në një farë mënyre, pothuajse çdo gjë që një irakian do të donte mund të gjendet”, shpjegon Raul Henri Alkala, një biznesmen privat që ka jetuar për 10 vjet në këtë qytet, “edhe pse shpesh me çmim të lartë, që përfshin edhe pagesat për lehtësirat, që më mirë mund të përshkruhen si korrupsion i qartë.”

Alkala që dikur punonte për qeverinë irakiane dhe tani drejton firmën e tij të këshillimit, jeton në Zonën e Gjelbër dhe thotë se teksa vendqëndrimi i tij është më i sigurtë se qyteti jashtë ( “zona e kuqe” ), ajo ka vështirësitë e veta. “shitoret ndodhen në zonën e shitjes së ushqimit, pijet, farmaceutikët dhe produkte të tjera komoditeti,” thotë Alkala. “Çdo gjë tjetër duhet blerë jashtë dhe mund të sillet në zonë vetëm pasi merret një autorizim laboratorik i shkruar.” Restorantet popullore, marketet dhe shitoret e pijeve alkoolike jashtë Zonës së Gjelbër  kanë qenë objekt i sulmeve terroriste.”

Alkala thotë se ai nuk ka jetuar ndonjëherë në ndonjë qytet me një nivel të krahasueshëm “të pasigurisë dhe vështirësisë.” Megjithatë duket se ka rivalë të Bagdadit për kurorën e “qytetit më të keq në botë.” Sipas të dhënave të Mercerit, ai “mundi” për pak Bangui-n në Republikën e Afrikës Qëndrore, Port-Au-Princ-in në Haiti, N’djamen në Çad dhe Sanën në Jemen. Plus kësaj, në botë ka më tepër se 223 qytete. Është plotësisht e mundshme që ndonjë nga ata të palistuarit të jetë “më keq” se Bagdadi ( dhe si për ta vërtetuar këtë, të dhënat konkuruese nga Njësia e Inteligjencës Ekonomike (EIU) tregojnë se vendi më i keq për të jetuar është Damasku).

Renditja e Bagdadit në fund të listës është disi më dëshpëruese, kur merret parasysh që mungesa e infrastrukturës dhe situata kaotike e sigurisë është, të paktën pjesërisht, faji i tetë viteve luftë drejtuar nga SHBA ( për të qenë të ndershëm qeveria e Shteteve të Bashkuara ka shpenzuar $60 miliardë në rikonstrukturimin e qytetit, edhe pse shumë prej tyre mendohet të jenë keqpërdorur). Kjo peshë mund të ndikojë disa emigrantë në Bagdad: Një grua më tha se ajo “ndjente një lloj përgjegjësie për të pastruar rrëmujën që bëri Xhorxh Bushi.” Nga ana tjetër, të tjerë njerëz thanë se potenciali për shërbim personal është, me shumë mundësi, një motiv serioz për shumë emigrantë.

Përfundimisht njerëzit që zgjedhin të jetojnë në një vend si Bagdadi e bëjnë këtë për një sërë arsyesh. Siç i klasifikon Araf, në botë ka dy tipe njerëzish: tipat “ju nuk më paguat mjaftueshëm për ta bërë këtë”  dhe tipat “s’më besohet që po paguhem për ta bërë këtë gjë”. Këta të fundit me shumë mundësi duhet t’i shpërfillin të dhënat e Mercer-it.

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar