Interneti, zhvillim dhe rrezik

  Së fundi po shohim një trajtim të shpeshtë të temës së internetit në median e shkruar dhe atë vizive. Kjo është një çështje që duhet shqyrtuar rrenjësisht duke nxjerrë në pah të mirat por mbi të gjitha, efektet negative si dhe këtë rrjedhë lumi e cila po merr para fëmijët, adoleshentët, të mëdhenjte dhe

 

Së fundi po shohim një trajtim të shpeshtë të temës së internetit në median e shkruar dhe atë vizive. Kjo është një çështje që duhet shqyrtuar rrenjësisht duke nxjerrë në pah të mirat por mbi të gjitha, efektet negative si dhe këtë rrjedhë lumi e cila po merr para fëmijët, adoleshentët, të mëdhenjte dhe të moshuarit (edhe pse këta të fundit janë më pak të prekur nga ky fenomen), ndëkohëqë nuk po arrihet të kuptohet se ku do të jetë derdhja e këtij lumi. Po përballemi së fundi me një fenomen i cili u bë pjesë e jona pa e ditur dhe në një kohë rekord u bë i pashmangshëm në çdo drejtim.

Gradualisht interneti i ka dhënë një rrjedhë tjetër monotonisë sonë dhe po na shkëput pak nga pak nga realiteti, por edhe mundëson t’i shmangemi shumë gjërave dhe situatave të padëshiruara. Me të vërtetë që interneti na hap një horizont të ri për çdo gjë që ne kemi dëshire të mësojmë, qofshin ato njohuri specifike ose të përgjithshme. Interneti na jep mundësi për të siguruar mbarëvajtjen e biznesit tonë. Na lejon të krijojmë një personalitet tonin përmes një adrese në Google, ne Facebook, në Twitter, YouTube, Skype etj, qoftë kjo edhe një adresë e rremë që ne të bëhemi përdorues por pa na njohur njeri. Po ashtu interneti na jep mundësi të informohemi per të rejat më të fundit rreth aktualitetit, ekonomisë, botës, sportit, politikës, teknologjisë, kulturës, hapsirës etj. Na mundëson të bëhemi pjesë e organizatave të ndryshme qeveritare dhe jo qeveritare.Na mundëson të ndërmarrim nisma në ndihme të shoqërisë në të cilën jetojmë. Të kundërshotjmë aleatë apo t’i mbështesim ata. Të shprehim hapur bindjet tona në lidhje me çdo aspekt të jetës. Të njohim njerëz dhe kultura nga më të ndryshmet ekzsistente në këtë botë por që rezultojnë të përjashtuar nga vëmendja e medias. Të zhvillojmë konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare online. Të ndjekim online një universitet të mirënjohur në mbarë botën.

Pse jo, nëpërmjet intermetit ne mund të ndryshojmë botën! Eshte me të vërtetë një botë krejt ndryshe dhe e re në ndryshim me atë çfarë Shqipëria dhe shoqëria jonë ka jetuar dhjetra vite më parë. Por smund të mohohen të gjitha të mirat që na privon interneti dhe se me kalimin e viteve shoqëria shqiptare po përballet me ndryshime rrënjësore në rrugën e zhvillimit dhe civilizimit. Pritet që e gjithë shoqeria pa përjashtim, të bëhet pjesë e internetit me apo pa dëshirë. Këtë gjë e mundëson zhvillimi i shpejtë i teknologjisë i cili me hapa galopante po pushton jetën tonë, ku së shpejti ne nuk do mundemi të jetojmë pa ndihmën dhe lehtësimin e teknologjisë dhe shpërndarjen e informacionit me shpejtë se sa shpejtësia e dritës. Edhe Ministri Ilir beqja deklaroi pak dite me pare se edhe receta e mjekut do te jepet ne menyre elektronike.

Nëse kërkojmë që teknologjia në Shqipëri të aplikohet në çdo fushë, atëhere është mjaft e rëndësishme që fillimi të jetë i mbarë dhe jo i shpejtë. Këtë gjë na e vërtetojnë brezat, ata do të përballen me gjëra të reja. Teknologjia, e cila kurrë nuk mund të bëjë pa internetin, jo vetëm që e përfshin të gjithë popullatën të bëhet pjesë e botës së teknologjisë, por edhe rrit efikasitetin në punë duke neglizhuar kështu mjaft stërmundime nëpër dyert e ndryshme të institucioneve mjekësore. Faktikisht, çfarë nuk kam parashtruar akoma për këtë fenomen, mbetet të jenë efektet negative të cilat po diskutohen gjerësisht në median e huaj dhe atë shqiptare. Fakti që interneti ka site nga më të ndryshmet të cilat ne mund të klikojmë dhe të marrim informacione, akoma më shqetësuese është që individët e shoqerisë po klikojnë nëpër site të cilat nuk janë normale dhe të hijshme për të marrë informacion.

Po cënohet personaliteti dhe identiteti i shumë njerëzve. Po bien nëpër kurthe të errëta adoleshëntë të cilët janë të vetmit që rrëmbehen më shpejtë për shkak të fazës në rritje në të cilën ata ndodhen. Po bëhen pjesë e organizatave të ndryshme dëmeprurese për ta, dhe kjo vetëm e vetëm sepse informacioni që ata disponojnë në lidhje me anët negative të këtij fenomeni, është i pamjaftueshëm. Më të predispozuar në këtë fenomen janë fëmijët nga mosha 12 deri në moshën 18 vjeç. Sot prindërit kërkojnë që fëmija i tyre të jetë sa më modern, t’iu plotësojnë kushtet fëmijeve të tyre duke i bërë si dhuratë jo më një libër, por një aparat celular të modelit të fundit, një tablet etj. Me pak fjalë prindërit po ua bëjnë rrugën më të lehtë femijëve të tyre për tu predispozuar nga fenomenet më negative ekzistente. Pandehim se jemi në rrugën e mbarë por që mundësia për të naviguar është e pashmangshme.

Në një studim amerikan i bërë për fëmijët dhe internetin, janë marrë në pyetje shumë familjareë të cilët kishin vendosur në dhomën e fëmijëve të tyre kompjutera dhe internet. Por qe t’i kishin sa më shumë në kontroll dhe që fëmijët të ishin të sigurt, bllokuan disa faqe jo të hijshme për moshën e tyre. Në një familje, fëmijët e mësuan se si ti zhbllokonin dhe filluan t’i frekuentonin gjithnjë e më shpesh këto faqe. Kur prindërit konstatuan me këtë gjë që femijët e tyre kishin bërë, moren masa ndëshkuese ndaj tyre por nuk ia ndaluan përdorimin e internetit. Ata thjesht e kaluan kompjuterin nga dhoma e fëmijëve në kuzhinë. Ky kalim e beri akoma më të thjeshtë kontrollimin e fëmijëve në kohën që prindërit ishin në shtëpi dhe ndryshuan të gjithë parametrat e bllokuesit të faqeve jo të hijshme. Ky studim tregon që interneti sado të kontrollohet prej më të rriturve, ai përsëri mbetet të jetë një rrezik i madh.

Me të vërtetë që fëmijët e keqkuptojnë fenomenin “kontroll” por ata thjesht nuk e kuptojnë se përse prindërit e tyre i ndalojnë të frekuentojnë kohët e tejzjatura në internet. Pra përveç qindra anëve pozitive që interneti na sjell, kujdesi për të njohur dhe shmangur anët negative duhet të jetë gjithmonë edhe më i lartë. Shumë prindërve do t’u rekomandoja thjesht të kalonin pak më shumë kohë me fëmijët e tyre, kjo do të ishte shumë e dobishme në edukimin, formimin dhe minimizimin e pasojave negative që sjell interneti.

/Sidorela Janca/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar