Luksi përcakton emrin e biznesit. Një biznes i shtrenjtë e luksoz meriton një emër të huaj, ndërsa emrat në gjuhën shqipe janë për bizneset e dorës së dytë. Ky është mendimi i shqiptarëve i reflektuar në baret, restorantet dhe shitoret në rrugët e kryeqytetit, shumica prej të cilave të emërtuar në gjuhë të huaja. City
Luksi përcakton emrin e biznesit. Një biznes i shtrenjtë e luksoz meriton një emër të huaj, ndërsa emrat në gjuhën shqipe janë për bizneset e dorës së dytë. Ky është mendimi i shqiptarëve i reflektuar në baret, restorantet dhe shitoret në rrugët e kryeqytetit, shumica prej të cilave të emërtuar në gjuhë të huaja.
City Bar, New York Bar, Bar Wien, Bar Firenze e Magic Hand Fast Food janë vetëm disa prej këtyre emrave përgjatë bulevardit “Zogu I”, që të vështirësojnë të kuptuarit nëse je në Shqipëri apo jo. Numri i bizneseve me emra në shqip në këtë rrugë është dukshëm i vogël krahasuar me emërtimet e huaja.
Kjo dukuri është e pranishme në të gjithë vendin, por veçanërisht në Tiranë. Prania e emrave në gjuhën shqipe në kryeqytet është i pakët, por edhe kur hasen, këta janë emra të çuditshëm si “Byreku i Vogël”, “Sufllaqet e Gjyshit”etj.
Në më të shumtën e rasteve vihen re keqpërdorimi i gjuhës. Në vëzhgimin tonë, në rastin e vetëm ku nuk shkruhej “travel agency”, fjala ‘agjenci’ ishte e shkruar ‘agjensi’.
Gazetari Albert Zholi ka publikuar në dhjetor të vitit të kaluar një shkrim debatues në lidhje më këtë çështje duke shprehur nevojën për të përdorur thesaret që fsheh gjuha shqipe. Sipas tij, vetë shqiptarët paragjykojnë gjuhën e tyre duke i dhënë shkas varfërimit të saj të vazhdueshëm dhe nënvlerësimit nga të huajt.
Gjithë emrat e bizneseve shqiptare i kanë sjellë qytetet europiane në Shqipëri. Pyetja që duhet bërë tani është se ku po shkon Shqipëria?
/Objektiv.al/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *