Të hënën bllokohet qarkullimi në aksin Tuneli i Krrabës-Bradashesh

Policia e Shtetit njofton gjithë qytetarët se ditën e hënë do të bllokohet qarkullimi i mjeteve në autostradën Tuneli i Kërrabës-Bradashesh dhe anasjelltas. Nga ora 07:00 deri në orën 18:00 të datës 24 shkurt aksi rrugor Elbasan – Tiranë do të jetë i bllokuar për shkak të punimeve që do të bëhen në një segment

Policia e Shtetit njofton gjithë qytetarët se ditën e hënë do të bllokohet qarkullimi i mjeteve në autostradën Tuneli i Kërrabës-Bradashesh dhe anasjelltas.

Nga ora 07:00 deri në orën 18:00 të datës 24 shkurt aksi rrugor Elbasan – Tiranë do të jetë i bllokuar për shkak të punimeve që do të bëhen në një segment të tij. Policia njofton se firma “Aktor”, kontraktore e ndërtimit të këtij aksi rrugor , do të kryejë punime për asfaltimin e e autostradës.

Ndërkohë qarkullimi do të vijojë nga rruga e dikurshme e Qafës së Krrabës, ndërsa policia Rrugore do të marrë të gjitha masat për të mos lejuar kalimin e mjeteve gjatë orarit të punimeve.

 

/Romina Qama/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar