Policia e shtetit Grek ka arritur që të sekuestrojë rreth 264 kg marijuanë , në pikën kufitare Shqiptaro-Greke. Operacioni është ndërmarrë ditën e enjte në orët e vona në kufi, pranë Qafë -Botës. Policia greke ka sekuestruar drogën në kufirin e saj. Pas disa kontrolleve të policisë greke, në furgonin pranë Igumenicës, ka gjetur sasinë
Policia e shtetit Grek ka arritur që të sekuestrojë rreth 264 kg marijuanë , në pikën kufitare Shqiptaro-Greke.
Operacioni është ndërmarrë ditën e enjte në orët e vona në kufi, pranë Qafë -Botës. Policia greke ka sekuestruar drogën në kufirin e saj.
Pas disa kontrolleve të policisë greke, në furgonin pranë Igumenicës, ka gjetur sasinë e konsiderueshme të marijuanës, e ndarë në 249 pako. Policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit 48-vjecarin.
Furgoni në të cilin u gjend droga ishte e vjedhur dhe e denocuar që në muajin dhjetor në muajin e kaluar.
Targa e makinës ishte false. Policia po vazhdon hetimet e saja për të zbuluar më tepër mbi këtë ngjarje, kush janë të përfshirë në këtë trafik i cili duket të jetë në numër të madh.
/Redjon Shtylla/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *