Venizelos në Tiranë: Status i Shqipërisë, prioritet i Presidencës greke

Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Evangelos Venizelos, zhvilloi dje një takim me kryeministrin Edi Rama, gjatë vizitës së tij në Tiranë në vijim të turit të tij në Ballkan. Perspektiva evropiane e Shqipërisë ishte   fokusi i bisedës së djeshme mes diplomatit grek dhe kryeministrit Rama. Venizelos, njëherazi zevendëskryeministër i Greqisë, tha se marrja

Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Evangelos Venizelos, zhvilloi dje një takim me kryeministrin Edi Rama, gjatë vizitës së tij në Tiranë në vijim të turit të tij në Ballkan. Perspektiva evropiane e Shqipërisë ishte   fokusi i bisedës së djeshme mes diplomatit grek dhe kryeministrit Rama.

Venizelos, njëherazi zevendëskryeministër i Greqisë, tha se marrja e statusit të vendit kandidat nga Shqipëria është prioritet kyç i Presidencës greke të Bashkimit Evropian. Ai gjithashtu ofroi mbështetjen e vendit të tij në nivel ekspertësh dhe teknik për të përshpejtuar këtë proces.

Nga ana e tij, kryeministri Rama e njohu ministrin grek me reformat e qeverisë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, ndërsa shprehu besimin se Shqipëria do e marrë statusin në qershor. Rama theksoi gjithashtu nevojën e bashkëpunimit më të mire mes dy vendeve në të gjitha fushat për ndërtimin e një fqinjësie të mirë dhe partneriteti strategjik.

Kjo është vizita e tretë e kreut të diplomacisë greke në Shqipëri brenda katër muajve të fundit, ndërsa edhe kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Greqi.

Më herët gjatë turit të tij në Ballkan, Venizelos zhvilloi vizita në Prishtinë dhe Shkup gjatë të cilave u fol mbi integrimin evropian të dy vendeve, njohjen e Kosovës dhe emrin e Maqedonisë. Për dy çështjet e fundit Venizelos tha se duhen hedhur hapat e nevojshëm për sigurimin e bashkëpunimit dhe integrimit rajonal.

/Romina Qama/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar