Dy të rinj janë gjetur të vdekur mbrëmjen e së enjtes në zonën e Kënetës, në Durrës. Viktimat janë vrarë me plumba dhe më pas janë djegur bashkë me automjetin tip Benz me targë AA930BJ. Viktima me inicialet Sh. K 30 vjeç dhe A.B 35 vjeç nga fshati Kamberas i Fushë Krujës u gjetën në
Dy të rinj janë gjetur të vdekur mbrëmjen e së enjtes në zonën e Kënetës, në Durrës.
Viktimat janë vrarë me plumba dhe më pas janë djegur bashkë me automjetin tip Benz me targë AA930BJ.
Viktima me inicialet Sh. K 30 vjeç dhe A.B 35 vjeç nga fshati Kamberas i Fushë Krujës u gjetën në njërën nga sendiljen e pasme të mjetit, ndërsa viktima tjetër në bagazhin e makinës.
Shtetasi me iniciale Sh.K punonte në një gurore në Fushë Krujë, ndërsa viktima tjetër A.B ishte banakier i një lokali në qendër të fshatit Kamberas.
Nga hetimet dyshohet se personat mund të jenë ekzekutuar me armë zjarri në një banesë në Shkozet dhe më pas janë dërguar në zonën e ish Kënetës, ku dhe i është vënë flaka makinës.
Trupat e viktimave janë nxjerrë pas orës 01:00 të mëngjesit, ndërkohë që ekpertët e mjekësisë ligjore kanë mbërritur në vend dhe po hetojnë për këtë ngjarje të rëndë.
/Rabihana Halili/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *