Evenimenti më i rëndësishëm për klubet e futbollit në Evropë, Liga e Kampionëve, luajti mbrëmë dy ndeshjet e para të fazës së 1/8-ve. Paris SG triumfoi jashtë fushës së vet me rezultatin 4-0 kundër Bajer Leverkusenit, duke i mbyllur llogaritë që në ndeshjen e parë. Llogaritë duket se i ka mbyllur edhe Barcelona, e cila
Evenimenti më i rëndësishëm për klubet e futbollit në Evropë, Liga e Kampionëve, luajti mbrëmë dy ndeshjet e para të fazës së 1/8-ve. Paris SG triumfoi jashtë fushës së vet me rezultatin 4-0 kundër Bajer Leverkusenit, duke i mbyllur llogaritë që në ndeshjen e parë.
Llogaritë duket se i ka mbyllur edhe Barcelona, e cila fitoi me rezultatin e pastër 2-0 në fushën e Mançester Sitit. Ndeshjet e kthimit do të luhen pas tre javësh, megjithatë duket se gjithçka është e mbyllur sa i përket emrit të skuadrave që do të kalojnë në fazën tjetër.
Sonte do të luhen dy sfida të tjera interesante, Milan-Atletiko Madrid dhe Arsenal-Bajern Mynih. Ndërkohë, javën e ardhshme do të luhen sfidat e tjera, Zenit-Dortmund, Olimpiakos-Mançester Junaited, Gallatasaraj-Çelsi dhe Shalke 04-Real Madrid.
/Objektiv.al/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *