Policia e Tiranës u vu në lëvizje pas një alarmi fals të dhënë për bombë pranë Ambasadës Amerikane. Mësohet se në afërsi të murit rrethues të ambasadës ishte vendosur një çantë e dyshimtë, e cila pasi u zbulua u pa që kishte kavanoza qelqi. Një telefonatë në sallën operative të Policisë së Tiranës njoftoi për
Policia e Tiranës u vu në lëvizje pas një alarmi fals të dhënë për bombë pranë Ambasadës Amerikane. Mësohet se në afërsi të murit rrethues të ambasadës ishte vendosur një çantë e dyshimtë, e cila pasi u zbulua u pa që kishte kavanoza qelqi.
Një telefonatë në sallën operative të Policisë së Tiranës njoftoi për bombë në postbllokun tek Ambasada Amerikane që ndodhet në krahun përballë Liceut Artistik.
Forca të shumta policie zbarkuan dhe rrethuan zonën, ku forcat xheniere planifikuan të kryenin një shpërthim të komanduar, por u zbulua që çanta nuk kishte bombë. Gjithashtu stafi i ambasadës u largua nga objekti për arsye sigurie.
Alarmi është dhënë rreth orës 11:40. Të pyetur brenda ambasadës amerikane, shërbimi i ruajtjes ka deklaruar se alarmi nuk është në territorin e tyre.
/Objektiv.al/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *