Përfaqësuesja shqiptare e futbollit fiton një vend në renditjen e përgjithshme të FIFA-s për muajin janar, duke u pozicionuar në vendin e 55-të në botë. Renditja vazhdon të kryesohet nga Spanja, Gjermania dhe Argjentina, por bie në sy ngjitja në vendin e katërt e Portugalisë. Ndonëse nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje prej muajit nëntor, Zvicra
Përfaqësuesja shqiptare e futbollit fiton një vend në renditjen e përgjithshme të FIFA-s për muajin janar, duke u pozicionuar në vendin e 55-të në botë.
Renditja vazhdon të kryesohet nga Spanja, Gjermania dhe Argjentina, por bie në sy ngjitja në vendin e katërt e Portugalisë.
Ndonëse nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje prej muajit nëntor, Zvicra është ngjitur me dy vende në pozicionin e gjashtë, ndërsa Brazili ngjitet në pozicionin e nëntë, duke lënë pas Holandën.
Midis pozicioneve të para, Danimarka është kombëtarja me rritjen më të madhe, me pesë vende, duke u renditur e 20-ta, ndërsa pas disa dështimeve të njëpasnjëshme, Mali është përfaqësuesja me rënien më të keqe, me 19 vende nga muaji i mëparshëm, duke u renditur e 59-ta.
Renditja e 20 vendeve të para të FIFA-s për muajin janar:
1. Spanjë 1 506 pikë
2. Gjermani 1 314
3. Argjentinë 1 255
4. Portugali 1 214
5. Kolumbi 1 211
6. Zvicër 1 159
7. Uruguaj 1 157
8. Itali 1 135
9. Brazil 1 125
10. Holandë 1 122
11. Belgjikë 1 117
12. Greqi 1 088
13. SHBA 1 044
14. Kili 1 038
15. Angli 1 032
16. Kroaci 966
17. Bosnje 919
18. Ukrainë 917
18. Francë 917
20. Danimarkë 907
/Objektiv.al/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *