Mbi 3 ton lëndë narkotike e llojit marijuanë është sekuestruar nga Policia e Shtetit gjatë muajit janar 2014. Sipas buletinit mujor të Ministrisë së Punëve të Brendshme, gjatë këtij muaji janë evidentuar 121 vepra penale në fushën kundër drogës, nga të cilat 22 raste për “trafikim të lëndëve narkotike” dhe 99 për “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”. Lidhur
Mbi 3 ton lëndë narkotike e llojit marijuanë është sekuestruar nga Policia e Shtetit gjatë muajit janar 2014. Sipas buletinit mujor të Ministrisë së Punëve të Brendshme, gjatë këtij muaji janë evidentuar 121 vepra penale në fushën kundër drogës, nga të cilat 22 raste për “trafikim të lëndëve narkotike” dhe 99 për “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.
Lidhur me këto vepra, të dyshuar janë 144 autorë, 98 të arrestuar ose ndaluar, 6 në kërkim dhe 40 ndiqen në gjendje të lirë.
Gjatë kësaj periudhe është sekuestruar Marijuanë 3 ton e 583 kg e 568.2 gr; heroinë 10 kg e 202.1 gr; Kokaine 2 kg e 128.8 gr.
Sipas buletinit të MPB-së, gjatë muajit janar janë evidentuar në shkallë vendi nga policia 2668 vepra penale, me 2500 autore të dyshuar nga të cilët 861 persona të ndaluar ose arrestuar dhe 1499 persona ndiqen në gjendje të lirë. Shkalla e zbulueshmërisë ndaj krimit për muajin janar 2014 rezulton në masën 82.6%.
/Objektiv.al/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *