Komisioni i posaçëm “Për reformën administrativo-territoriale në Republikën e Shqipërisë” do të zhvilloje sot mbledhjen e parë konstituuese. Opozita nuk i ka sjell anëtarët e saj në komision, duke e kushtëzuar këtë me qëndrimet e saj politike. Objekt i komisionit është përcaktimi i kritereve të ndarjes së re administrativo-territoriale të vendit, hartimi dhe përcaktimi i
Komisioni i posaçëm “Për reformën administrativo-territoriale në Republikën e Shqipërisë” do të zhvilloje sot mbledhjen e parë konstituuese. Opozita nuk i ka sjell anëtarët e saj në komision, duke e kushtëzuar këtë me qëndrimet e saj politike.
Objekt i komisionit është përcaktimi i kritereve të ndarjes së re administrativo-territoriale të vendit, hartimi dhe përcaktimi i kalendarit të zbatimit të reformës administrativo-territoriale; përgatitja e projektit për ndarjen e re administrativo-territoriale në Republikën e Shqipërisë, etj.
Komisioni, që bazohet mbi barazinë pozitë-opozitë, ka një përbërje prej 16 anëtarësh, nga të cilët 8 janë përfaqësues të pozitës Bashkim Fino (bashkëkryetar), dhe anëtarë Blendi Klosi (PS), Armando Subashi (PS), Musa Ulqni (PS), Namik Kopliku (PS), Petrit Vasili (LSI) dhe Spartak Braho (LSI), si dhe 8 përfaqësues të opozitës (6 nga PD, 1 nga PR dhe 1 nga PDIU), ndërsa kryesimi i tij do t’i besohet dy bashkëkryetarëve, një nga pozita dhe 1 nga opozita (PD).
Komisioni do ta zhvillojë veprimtarinë e tij në një afat kohor tremujor, nga data 20 janar-20 prill 2014.
/Objektiv.al/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *