“Ruzhdi Bizhuta” do të ndryshojë fytyrë, gjithçka deri në detaje

Stadiumi “Ruzhdi Bizhuta” i Elbasanit pritet të ndryshojë tërësisht pamje, për të qenë në dispozicion të Kombëtares për eliminatoret e “Euro 2016”. I gjithë ndryshimi do të bëhet falë fondit prej 1.3 milionë eurosh të akorduar nga FSHF, UEFA dhe Qeveria shqiptare. “Ndërhyrjet do të jenë totalet, rindërtimi do të jetë në të gjitha drejtimet.

Stadiumi “Ruzhdi Bizhuta” i Elbasanit pritet të ndryshojë tërësisht pamje, për të qenë në dispozicion të Kombëtares për eliminatoret e “Euro 2016”. I gjithë ndryshimi do të bëhet falë fondit prej 1.3 milionë eurosh të akorduar nga FSHF, UEFA dhe Qeveria shqiptare.

“Ndërhyrjet do të jenë totalet, rindërtimi do të jetë në të gjitha drejtimet. Po ta ndajmë tribunën në disa zona kryesore, atëherë themi se 400 vende janë zona VIP, 100 do të ketë zona e gazetarëve dhe pjesa tjetër për tifozët. Aktualisht tribuna është 1600 vende të ulura, plus që mendohet që mund të shtohen disa shkallë dhe të shkojë nga 2100-2200 vende”, thotë shefi i Sport Klub Elbasanit, Artin Kovaçi, në një intervistë për “TCH”.

Në impiantin e ri do të ketë mjedise ko do të ofrohen shërbime për tifozët gjatë pushimit të ndeshjeve. Përveç pjesës së tribunave, ku numri i tifozëve pritet të jetë rreth 11 mijë, dhe tapetit të blertë, një ndryshim rrënjësor do të pësojnë edhe dhomat ku skuadrat përgatiten para ndeshjeve.

Çdo gjë është menduar deri në detaj, nga tualetet e deri të siguria e tifozëve në rast rreziku. Risia e këtij stadiumi është se për herë të parë hyrja në të do të jetë në mënyrë elektronike.

I gjithë stadiumi do të funksionojë mbi bazën e gjithë kritereve dhe rrethimi do të jetë i veçantë dhe hyrja e daljet do të jenë sipas kushteve të UEFA-s. Nuk do të ketë më prerje biletash, por çdo gjë do të jetë elektronike dhe e kulturuar.

Prozhektorët e rinj do të jenë sipas kritereve të UEFA-s, me forcë ndriçimi 1600 luks, ndërkohë që në pjesën anësore të fushës nuk do të mungojë edhe ekran i madh elektronik i cili kap shifrën e 100 mijë eurove.

Një rikonstruksion total do të pësojë edhe parkingu rreth e rrotull stadiumit, kapaciteti i të cilit duhet të jetë 400 makina gjatë ndeshjeve ndërkombëtare.

Në stadiumin “Ruzhdi Bizhuta” do te luhen edhe ndeshjet e skuadrave që kalojnë në turet e kupave të Europës.

/Objektiv.al/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar