Duka thumbon shqiptarët e Zvicrës

Presidenti i FSHF-së, Armando Duka, i është rikthyer edhe një herë çështjes së lojtarëve shqiptarë që luajnë me përfaqësuesen e Zvicrës. Në një intervistë për emisionin “Rubikon” të KTV-së, numri një i futbollit shqiptar është shprehur hapur se nuk e pranon zgjedhjen e shqiptarëve. “Unë nuk e përkrah zgjedhjen e lojtarëve kosovarë të Zvicrës. Nëse

Presidenti i FSHF-së, Armando Duka, i është rikthyer edhe një herë çështjes së lojtarëve shqiptarë që luajnë me përfaqësuesen e Zvicrës. Në një intervistë për emisionin “Rubikon” të KTV-së, numri një i futbollit shqiptar është shprehur hapur se nuk e pranon zgjedhjen e shqiptarëve.

“Unë nuk e përkrah zgjedhjen e lojtarëve kosovarë të Zvicrës. Nëse e quan veten shqiptar, unë them se duhet të luash për Shqipërinë. Por megjithatë është e drejta jote, e drejta e gjithkujt të mendojë si të dojë. Unë kam mendimin tim. Është apo jo i gabuar, ky është mendimi im. Nuk mund të bëj hipokrizi, sikundër përpiqen shumë të bëjnë hipokrizi. Unë nuk arrij ta kuptoj nëse luan kundër meje dhe thua që je si unë. Nuk them se një si Granit Xhaka nuk është shqiptar, por realisht në fushë, në ndeshjen e Kombëtares, se tjetër gjë është me klubet, kemi kënduar himne të ndryshme”, theksoi Duka.

Lidhur me Taulant Xhakën, vëllai i Granitit, Armando Duka është shprehur se ai ka pranuar të luajë me Shqipërinë dhe debutimin do ta bëjë në miqësoren e 5 marsit.

/Objektiv.al/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar