Minoreni shqiptar djeg flamurin grek në Kavalla

Një minoren shqiptar ka djegur flamurin grek në gjimnazin e një shkolle në Kavalla. Mësohet se ndaj djalit 13-vjeçar ka nisur ndjekja penale në gjendje të lirë, pasi ai nuk mund të arrestohet për shkak të moshës. Sipas policisë greke, 13-vjeçari e ka djegur dy herë flamurin grek, për herë të parë në mëngjesin e

Një minoren shqiptar ka djegur flamurin grek në gjimnazin e një shkolle në Kavalla. Mësohet se ndaj djalit 13-vjeçar ka nisur ndjekja penale në gjendje të lirë, pasi ai nuk mund të arrestohet për shkak të moshës.

Sipas policisë greke, 13-vjeçari e ka djegur dy herë flamurin grek, për herë të parë në mëngjesin e 28 tetorit të vitit 2013. Adoleshenti shqiptar pasi hyri në oborrin e gjimnazit të Kavallas, shkolla ku edhe ai vetë mëson, mori një nga flamurët dhe ia vuri zjarrin.

Ndërsa rasti i dytë u shënua në mbrëmjen e 16 janarit të këtij viti, ku 13-vjeçari pasi hyri në oborrin e gjimnazit mori një nga flamujt e varur dhe i vuri zjarrin jashtë ambienteve shkollës.

Policia ka nisur procedimin në gjendje të lirë ndaj 13-vjeçarit shqiptar, i cili akuzohet për gjeste ekstremiste dhe për dhunim të simboleve greke.

/Objektiv.al/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar