Bllokohet transporti urban në Tiranë

Linjat e urbanëve në Tiranë zhvilluan një grevë katër orëshe mëngjesin e sotëm, duke paralizuar lëvizjet e qytetarëve dhe nxënësve të shkollave. Greva e cila zgjati deri në orën 09:00 ka bërë që dhjetëra qytetarë të mbeten të bllokuar nëpër stacione. Sindikata e Transportit Urban bën me dije se shkak i grevës është bërë mosmarrja e pagave nga punonjësit. Kryetari

Linjat e urbanëve në Tiranë zhvilluan një grevë katër orëshe mëngjesin e sotëm, duke paralizuar lëvizjet e qytetarëve dhe nxënësve të shkollave. Greva e cila zgjati deri në orën 09:00 ka bërë që dhjetëra qytetarë të mbeten të bllokuar nëpër stacione. Sindikata e Transportit Urban bën me dije se shkak i grevës është bërë mosmarrja e pagave nga punonjësit.

Kryetari i Sindikatës së Transportit Urban, Zija Hasanaj, shprehet se punonjësit e kësaj sindikate kanë nga tre muaj pa marrë rrogat. Ata kërkojnë që bileta e urbanit të rritet në 70 lekë si dhe të merren masa për dhënien e pagave të këtij muaji dhe të pagave të prapambetura.

“Kjo ndërprerje si shkak i prishjes së marrëveshjes së 20 dhjetorit 2013 me shoqatën e transportit urban pasi kanë dy- tre muaj pa paguar pagat e punonjësve. Në 20 janar duhet të paguheshin edhe pagat e prapambetura. Në bankë nuk është derdhur as paga e muajit janar”, u shpreh Hasanaj.

Kreu i sindikatës paralajmëron se nëse situata nuk zgjidhet atëherë pas 15 ditësh sindikata do të zhvillojnë një grevë tjetër ku do të ndërpritet lëvizja e urbanëve për 24 orë.

Ai i bën thirrje Ministrisë së Transporteve që të zbatojë ligjin. Sipas Hasanajt, nëse situata nuk zgjidhet do të ndërpritet përfundimisht puna dhe do kërkohet që gjithë punëtorët e transportit urban të dalin në asistencë për një vit.

/Objektiv.al/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar