Florian Sterkaj, 34 vjeç, banor i fshatit Dedaj, komuna Shkrel në rrethin e Malësisë së Madhe, humbi jetën mbrëmë pasi u qëllua me armë zjarri nga një person. Policia e Qarkut Shkodër bën të ditur se ngjarja ndodhi në “Bar Kafe Demaj”, në fshatin Omaraj të Malësisë së Madhe. Nga sa bëhet e ditur, Sterkaj është
Florian Sterkaj, 34 vjeç, banor i fshatit Dedaj, komuna Shkrel në rrethin e Malësisë së Madhe, humbi jetën mbrëmë pasi u qëllua me armë zjarri nga një person.
Policia e Qarkut Shkodër bën të ditur se ngjarja ndodhi në “Bar Kafe Demaj”, në fshatin Omaraj të Malësisë së Madhe. Nga sa bëhet e ditur, Sterkaj është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Shkodrës, por pa i shpëtuar dot vdekjes.
Nga hetimet e para policia ka konstatuar se autor i dyshuar është 46-vjeçari Pal Prroni, i cili po kërkohet nga forca të shumta policie.
/Objektiv.al/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *