Aksioni i Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar në bregdetin e Himarës do të vazhdojë edhe sot, me prishjen e objekteve pa leje të identifikuara në zonën e fshatit Dhërmi. Një ditë më parë në këtë zonë u prishën 6 objekte pa leje, mes të cilave edhe një hotel 3 katësh, ndërkohë që janë identifikuar 12 ndërtime
Aksioni i Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar në bregdetin e Himarës do të vazhdojë edhe sot, me prishjen e objekteve pa leje të identifikuara në zonën e fshatit Dhërmi.
Një ditë më parë në këtë zonë u prishën 6 objekte pa leje, mes të cilave edhe një hotel 3 katësh, ndërkohë që janë identifikuar 12 ndërtime që do të bëhen pjesë e planit të ndërhyrjes për ditën e sotme. Aksioni i zhvilluar me mbështetjen e forcave të Policisë së Shtetit u zhvillua normalisht, ndërkohë që pronarët e njoftuar më parë sipas afatit ligjor i larguan vetë pajisjet.
Burime zyrtare të INUK-ut bëjnë të ditur se përgjatë bregdetit të Himarës janë identifikuar rreth 150 ndërtime pa leje për të cilat po bëhen njoftimet në vazhdimësi.
Aksioni i prishjes së ndërtimeve pa leje në këtë zonë pason atë që u zhvillua në bregdetin e gjirit detar të Vlorës, ku u shembën të paktën 80 objekte të të gjitha kategorive që cenonin parametrat urbanistikë dhe ata mjedisorë.
/Objektiv.al/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *