Sandro Rosell dha dorëheqjen mbrëmjen e së enjtes si presidenti i Barcelonës për shkak të akuzave kundër pas hapjes së hetimeve për transferimin e Nejmarit nga Santosi verën e shkuar. Rosell dhe Barça janë nën hetim nga Gjykata e Lartë spanjolle me akuzën e përvetësimit të fondeve. Ndërkaq, 49-vjeçari ka lëshuar një deklaratë ku pretendon
Sandro Rosell dha dorëheqjen mbrëmjen e së enjtes si presidenti i Barcelonës për shkak të akuzave kundër pas hapjes së hetimeve për transferimin e Nejmarit nga Santosi verën e shkuar. Rosell dhe Barça janë nën hetim nga Gjykata e Lartë spanjolle me akuzën e përvetësimit të fondeve.
Ndërkaq, 49-vjeçari ka lëshuar një deklaratë ku pretendon pafajësinë. “Unë dhe familja ime prej kohësh kemi vuajtur sulme që më kanë bërë të pyes veten nëse ia vlen më të jem president”, shprehet Rosell.
“Ditët e fundit ka pasur kritika të padrejta nga gjykatat kombëtare ndaj meje. Këmbëngul se gjithçka në transferimin e Nejmarit ka qenë korrekte. Ne nuk duam publicitet të padrejtë që cenon imazhin e klubit”.
Sandro Rosell mori drejtimin e Barcelonës në 2010-ën, ndërsa deri në përfundimin e mandatit të tij në vitin 2016 klubin blaugrana do ta udhëheqë zëvendëspresidenti Josep Maria Bartomeu.
/Objektiv.al/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *