UEFA pritet të ndryshojë një nen në rregulloren e saj në lidhje me shortin për kualifikimet e Euro 2016, ku në këtë fazë të përfshihet edhe Franca si vend pritës. Sipas “Telegraph.co.uk”, në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s është vënë në rend dite për mbledhjen e radhës një propozim që vjen nga vetë Federata Franceze e Futbollit, drejtuesit
UEFA pritet të ndryshojë një nen në rregulloren e saj në lidhje me shortin për kualifikimet e Euro 2016, ku në këtë fazë të përfshihet edhe Franca si vend pritës.
Sipas “Telegraph.co.uk”, në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s është vënë në rend dite për mbledhjen e radhës një propozim që vjen nga vetë Federata Franceze e Futbollit, drejtuesit e së cilës kanë kërkuar që të shortohen në kualifikimet e EURO 2016, pavarësisht se janë vendi pritës.
Franca konsiderohet direkt e kualifikuar për në Evropian, por nga federata është kërkuar që përfaqësuesja e këtij vendi të bëhet pjesë e grupit të fundit, atij që presupozohet se do të jetë me 5 skuadra.
Siç është parashikuar, shorti për kualifikimet e EURO 2016 do të hidhet më 23 shkurt 2014 në Pallatin e Kongreseve në Nice, Francë. Sipas formatit, ky kampionat nuk do të luhet më me 16 skuadra, por me 24 të tilla. Në këtë këndvështrim rriten shanset për të gjitha skuadrat, kryesisht ato të konsideruara si të dorës së dytë e të tretë që të kualifikohen në një eveniment të tillë, duke qenë se numri i pjesëmarrëseve shtohet me 8 ekipe.
Sërish do të jenë nëntë grupe kualifikuese, nga të cilat tetë do të kenë nga 6 skuadra dhe një grup do të ketë 5. Ndërkohë është shtuar Gjibraltari si debutues në këto kualifikime. Pikërisht në këtë grup kërkon të futet Franca dhe të bëjë ndeshje normale kundër pesë skuadrave të tjera, por pa të drejtë grumbullimi pikësh. Pra, të gjitha ndeshjet që do luajë Franca të konsiderohen si miqësore dhe nuk do kenë aspak efekt në renditjen e grupit, pasi as teorikisht dhe as praktikisht kombëtarja e “Gjelave” nuk do përfshihet në renditjen e grupit.
Vazot e Euro 2016:
Vazo 1 – Spanja, Gjermania, Holanda, Italia, Anglia, Portugalia, Greqia, Rusia dhe Bosnja.
Vazo 2 – Kroacia, Ukraina, Suedia, Danimarka, Zvicra, Belgjika, Çekia, Hungaria dhe Irlanda.
Vazo 3 – Serbia, Turqia, Sllovenia, Izraeli, Norvegjia, Sllovakia, Rumania, Austria dhe Mal i Zi.
Vazo 4 – Armenia, Polonia, Skocia, Finlanda, Letonia, Uellsi, Bullgaria, Estonia dhe Bjellorusia.
Vazo 5 – Islanda, Irlanda e Veriut, Shqipëria, Lituania, Moldavia, Maqedonia, Azerbajxhani, Gjeorgjia dhe Qipro.
Vazo 6– Luksemburgu, Kazakistani, Lihtenshtajn, Ishujt Faroe, Malta, Andorra, San Marino dhe Gjibraltari.
/Objektiv.al/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *