Zbardhet raporti i Qeverisë për Radikën

Kryeministri Edi Rama mohoi dje se kishte një plan në lidhje me devijimin e lumit Radika, por e përditshmja “Panorama” zbardh sot disa nga diskutimet mes dy qeverive lidhur me këtë çështje. Ministria e Jashtme më datë 10 dhjetor 2013 informoi Kuvendin mbi kërkesën e Maqedonisë për devijimin e burimeve të lumit Radika. Në një seancë me dyer të mbyllura

Kryeministri Edi Rama mohoi dje se kishte një plan në lidhje me devijimin e lumit Radika, por e përditshmja “Panorama” zbardh sot disa nga diskutimet mes dy qeverive lidhur me këtë çështje.

Ministria e Jashtme më datë 10 dhjetor 2013 informoi Kuvendin mbi kërkesën e Maqedonisë për devijimin e burimeve të lumit Radika. Në një seancë me dyer të mbyllura në Komisionin e Jashtëm, zyrtarët e MPJ-së informuan deputetët për projektin e Maqedonisë për të ndërtuar një HEC në fushën e Lukovës duke përdorur burimet ujore të lumit Radika.

Mësohet se drejtoresha e Traktateve dhe të Drejtës Ndërkombëtarë në MPJ, Suela Janina, ka dhënë detajet dhe për kërkesën e Greqisë për të devijuar burimin e lumit Vjosë.

“Ministria e Punëve të Jashtme është në ndjekje të problematikës së krijuar qoftë me komunitetin e Dibrës së Madhe, për çështjen e një projekti, të cilin qeveria maqedonase e ka miratuar nga ana teknike për ndërtimin e një hidrocentrali në fushën e Lukovës. Ideja është se, duke qenë se burimet natyrore nuk janë të mjaftueshme në këtë zonë, është menduar që të merren pesë degë të lumit Radika dhe të çohen në 3 kanale të nëndheshme, të çohen drejt fushës së Lukovës”, është shprehur Janina.

/Objektiv.al/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar