Përkujtohen sot viktimat e 21 Janarit

Partia Socialiste do të zhvillojë sot në orën 11:00 një ceremoni për 3-vjetorin e ngjarjeve të 21 janarit. Kryeministri Edi Rama do të zbulojë 4 pllakat përkujtimore prej bronzi për nder të Hekuran Dedës, Ziver Veizit, Faik Myrtajt dhe Aleks Nikës, e më pas do të mbajë një fjalim të shkurtër. Në një reagim për

Partia Socialiste do të zhvillojë sot në orën 11:00 një ceremoni për 3-vjetorin e ngjarjeve të 21 janarit. Kryeministri Edi Rama do të zbulojë 4 pllakat përkujtimore prej bronzi për nder të Hekuran Dedës, Ziver Veizit, Faik Myrtajt dhe Aleks Nikës, e më pas do të mbajë një fjalim të shkurtër.

Në një reagim për “Gazetën Shqiptare”, xhaxhai i Aleksit, Mark Nika, shprehet se ngjarja është ende e pazbardhur dhe se vrasësit ndodhen në Parlament.

“Vrasja është ende e pazbardhur për aq kohë sa Prokuroria e Përgjithshme e zvarrit çështjen. Unë nuk e di se pse ky institucion hesht, kur të gjitha faktet janë të filmuara dhe krimi nuk ka se pse të mos zbardhet. Nuk e kuptoj se përse nuk e thërrasin në pyetje ish-ministrin e Jashtëm, i cili ka dezinformuar duke formuluar qarkoren se ishte një grusht shteti. Ish-drejtori i Policisë së Shtetit nuk ka zbatuar urdhrat e Prokurorisë për ndalimin e personave të caktuar përgjegjës për vrasjen e nipit tim. Vrasësit ndodhen në Parlament dhe unë nuk e kuptoj se përse duhet që të gjithë të heshtin, u bënë tre vjet që askush nuk flet. Unë nuk kam asnjë akuzë për asnjë person në mënyrë konkrete, por di të them se shteti vrau njerëz të pafajshëm. Vrasësit vishen me kostume 10 mijë euro, ndërsa fëmijët e nipit tim nuk kanë më baba”, shprehet Mark Nika.

/Objektiv.al/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar