Ministria e Mbrojtjes Mimi Kodheli e cila ndodhet në një vizitë zyrtare dy ditore në Athinë, u prit në një takim të veçantë nga kryeministri i Greqisë Antonis Samaras. Kreu i qeverisë greke e uroi Kodhelin për detyrën e re dhe u shpreh se; “Të jesh ministre Mbrojtje femër, do të thotë shumë dhe ky
Ministria e Mbrojtjes Mimi Kodheli e cila ndodhet në një vizitë zyrtare dy ditore në Athinë, u prit në një takim të veçantë nga kryeministri i Greqisë Antonis Samaras.
Kreu i qeverisë greke e uroi Kodhelin për detyrën e re dhe u shpreh se; “Të jesh ministre Mbrojtje femër, do të thotë shumë dhe ky është një mesazh shumë i fortë”. Në vijim të bisedës kreu i qeverisë greke theksoi se Shqipëria po kalon një tranzicion pushteti, por që po strukturohet fuqishëm, gjithashtu ai ka ofruar ndihmën e qeverisë së tij, veçanërisht për Ministrinë e Mbrojtjes.
Kodheli e uroi Samaras për presidencën e BE-së dhe deklaroi se; “Shqipëria shpreson të marrë statusin e vendit kandidat në 6-mujorin e parë të 2014-ës, në këtë pikë ne kemi nevojë për mbështetjebn tuaj. Ndërkohë e njohu dhe me reformat që janë ndërmarrë në institucionin të cilin ajo drejton, duke u ndaluar te lufta kundër korrupsionit, për reformën në Forcat e Armatosura etj.
Gjithashtu Samaras është shprehur për mbështetje të plotë për Shqipërinë në aspiratën e saj europiane, ndërsa theksoi se nën drejtimin e kryeministrit Rama, Shqipërinë e pret një perspektivë e qartë europiane.
/Erilda Sulika/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *