Gjykata liron Xhelal Mziun, Paloka: Vendim i drejtë, Braçe: Gjyqet po degradojnë

Gjykata e Apelit vendosi sot lirimin nga burgu të kreut të Bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu, me argumentin se nuk ekzistojnë shkaqet dhe rrethanat që zoti Mziu të qëndrojë në burg. Pas apelimit të vendimit fillestar nga vetë Mziu dhe avokati i tij, gjykata ndryshoi masën e sigurisë nga arrest me burg në detyrim paraqitjeje. Vendimi erdhi

Gjykata e Apelit vendosi sot lirimin nga burgu të kreut të Bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu, me argumentin se nuk ekzistojnë shkaqet dhe rrethanat që zoti Mziu të qëndrojë në burg. Pas apelimit të vendimit fillestar nga vetë Mziu dhe avokati i tij, gjykata ndryshoi masën e sigurisë nga arrest me burg në detyrim paraqitjeje.

Vendimi erdhi pas katër javë të qëndrimit të Mziut në burg nën akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe pabarazisë në tendera. Mziu u largua sot nga mjediset e paraburgimit dhe nuk pranoi të fliste për mediat e shumta të pranishme.

Vendimi i gjykatës është përshëndetur edhe nga kreu i grupit parlamentar të demokratëve, Edi Paloka, i cili e cilësoi atë të drejtë. Ai tha për “News 24”, se vendimi i sotëm është “vendimi që duhej të merrte çdo gjykatë që njeh ligjin.” Më herët Demokratët e kishin cilësuar arrestimin e tij si një akt me prapavijë politike.

Ndërkohë deputeti socialist, Erjon Braçe, reagoi kundër vendimit përmes një postimi në profilin e tij Fejsbuk (Facebook).

“Pak orë më parë, dërguan në shtëpi një të zgjedhur vendor, njeri politik të akuzuar si i dyshuar në rastin më banal të korrupsionit në këtë vend me procedurat e tenderave”, shkruan Braçe.

Ai e cilësoi vendimin si të ndikuar nga presioni politik i opozitës.  “Tani më shqetëson fakti se presioni politik e dha efektin, presioni politik është funksional, më funksional se shteti ligjor i së drejtës dhe gjyqet e tyre do degradojnë në mosndëshkim të aferës korruptive konkrete! Këta po dalin nga burgjet si heronj!”, përfundon deputeti socialist komentin e tij ndaj kësaj çështjeje.

/Romina Qama/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar