Milani bën goditjen e parë për këtë merkato janari. Mesfushori japonez Keisuke Honda është prezantuar dje përpara mediave zyrtarisht si lojtar I “djajve të kuq”. Ish mesfushori I CSKA-së Moskës do të mbajë numrin “10” në fanelle, numër që është mbajtur nga lojtarët e medhenj të Milani. Honda ka dhënë edhe deklaratën e parë për
Milani bën goditjen e parë për këtë merkato janari.
Mesfushori japonez Keisuke Honda është prezantuar dje përpara mediave zyrtarisht si lojtar I “djajve të kuq”. Ish mesfushori I CSKA-së Moskës do të mbajë numrin “10” në fanelle, numër që është mbajtur nga lojtarët e medhenj të Milani. Honda ka dhënë edhe deklaratën e parë për shtyp si lojtar I Milanit.
“Dëshiroja shumë të behesha kampion më këto ngjyra, E kam ndjekur Milanin që fëmijë. Në Japoni, “Seria A” është shumë e dashur. E kuptoj që tifozët kërkojnë shumë prej meje. E di që do shënoj shumë gola dhe do jap shumë asiste. Me pëlqen të luaj në pozicionin pas sulmuesve”- ka deklaruar japonezi.
Ultrasit “kuq e zinj” kanë përshëndetur blerjen më të re të Milanit duke e pritur me parrulën” Mirë se vjen samuraj”. Telenovela “Honda” nisi që ne merkaton veres por vetem tani u zyrtarizua kalimi I japonezit tek gjigandët italian.
/Blerand Ismaili/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *