Shqiptarja me inicialet A.K nga Tirana është kapur me 2 kg heroinë, në pikën e kalimit kufitar Bogorodicë mes Maqedonisë dhe Greqisë. Shtetësja shqiptare është arrestuar mëngjesin e sotëm në autobusin e linjës Stamboll–Shkup, i cili po hynte në Maqedoni rreth orës 05:30 të mëngjesit. Ajo ka pranuar se kishte arritur marrëveshje për transportin
Shqiptarja me inicialet A.K nga Tirana është kapur me 2 kg heroinë, në pikën e kalimit kufitar Bogorodicë mes Maqedonisë dhe Greqisë.
Shtetësja shqiptare është arrestuar mëngjesin e sotëm në autobusin e linjës Stamboll–Shkup, i cili po hynte në Maqedoni rreth orës 05:30 të mëngjesit.
Ajo ka pranuar se kishte arritur marrëveshje për transportin e drogës për vetëm 300 euro me një shtetas të panjohur turk.
Autoritetet doganore theksuan se vlera e kësaj sasie të drogës së pastër arrin në 50 mijë euro.
B.Belegu
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *