Nuk habitet askush nëse shikon fëmijë të ecin mbi kolltuk apo të hidhen mbi krevat. Të gjitha nënat në një rast të tillë tremben duke i ulur menjëherë fëmijët në tokë . Specialistët shprehen se vullneti që harxhon fëmija për të bërë këto hedhje mundëson zhvillim në kujtesë . Këto lëvizje fillojnë menjëherë pasi fëmijët kanë
Nuk habitet askush nëse shikon fëmijë të ecin mbi kolltuk apo të hidhen mbi krevat. Të gjitha nënat në një rast të tillë tremben duke i ulur menjëherë fëmijët në tokë .
Specialistët shprehen se vullneti që harxhon fëmija për të bërë këto hedhje mundëson zhvillim në kujtesë .
Këto lëvizje fillojnë menjëherë pasi fëmijët kanë filluar të ecin. Madje fëmijët parapëlqejnë që distanca shumë të shkurtra t’i bëjnë me kalim nga njëri kolltuk tek tjetri.
Prindërit e quajnë këtë çamarrokëri dhe reflektojnë në mënyrë të shpejtë, duke i paralajmëruar të ecin mirë .
Ndërsa specialistët e fëmijëve janë më tolerant ndaj kësaj, duke i këshilluar prindërit t’i lejojnë të hidhen pasi kjo iu zhvillon atyre qëndrueshmërinë. Gjatë hedhjes, duart, këmbët dhe muskujt e këmbëve punojnë dhe rriten më mirë , më shëndetshëm.
Rol të rëndësishëm luan edhe aktivizimi i trurit. Truri i fëmijës bëhet më i mprehtë duke parashikuar momentin e rënies, ndaj lërini fëmijët të hidhen edhe pse duke u hedhur do të vriten pak.
/Rabihana Halili/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *