Dyshon për tradhëti, dhunon bashkëshorten dhe i rruan kokën

Ditën e djeshme, në Durrës, kryefamiljari Gjergj Arapi ka dhunuar gruan e tij me pretendimin se e ka gënjyer për vonesën 3 orëshe pas punës. Vojsava Arapi është dhunuar edhe nga i biri, ai ka marrë gërsherët për t’i prerë flokët. Viktima punonte si rrobaqepëse ndërkohë që pjestarët e tjerë të familjes ishin të papunë.

Ditën e djeshme, në Durrës, kryefamiljari Gjergj Arapi ka dhunuar gruan e tij me pretendimin se e ka gënjyer për vonesën 3 orëshe pas punës. Vojsava Arapi është dhunuar edhe nga i biri, ai ka marrë gërsherët për t’i prerë flokët.

Viktima punonte si rrobaqepëse ndërkohë që pjestarët e tjerë të familjes ishin të papunë.

Ditën e dielë ajo është vonuar sepse kishte shkuar në kishë dhe kur është kthyer është bërë pre e dhunës nga burri dhe djali i saj i madh. Ata kanë tentuar t’i presin flokët por nuk prisnin gërshërët dhe përdorën briskun për t’i rruar kokën.

Gjergj Arapi është shprehur se gruaja e tij është kthyer në shtëpi shumë vonë sesa zakonisht dhe me flokë të lagura, ky fakt i ka vërtertuar atij dyshimet për tradhëti.

Vojsava Arapi është marrë në mbrojtje nga institucionet ligjore, bashkë me djalin 12-vjecar.

 

B.Belegu

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar