Administra dhe këtë vit duhet të presë për të marrë rrogën e fundit të dhjetorit. Ky problem nuk është një risi tashmë pasi çdo vit ka patur vonesa të kësaj natyre. Ministria e financave shprehet se ngërçi ka ndodhur për shkak të bërjes gati të listpagesave dhe kjo çështje do të zgjidhet brenda dy ditëve.

Ndërsa drejtoritë e institucioneve të ndryshme janë shprehur se këta vonesa kanë ardhur për shkak të ditëve të pushimit dhe fundjavës. Ndërkohë që në dy ditë pritet të zgjidhet ky problem me daljen e qeverisë në ankande për sigurimin e parave. Ankandet nga të cilat qeveria pret t’i sigurojë paratë janë ata të Bankës së Shqipërisë përmes obligacioneve 3- vjeçare.
/Rovena Xhili/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *