Rama-Thaçi: Mbledhja e dy qeverive me 11 janar

Mbledhja e përbashkët e qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës do të zhvillohet në Prizren me 11 Janar. Këtë e kanë bërë të ditur dy kryeministrat Edi Rama dhe Hashim Thaçi, përmes postimeve të tyre në rrjetin social Facebook. Kryeministri Rama shkruan se; “Mbledhja e parë e përbashkët e qeverive të Shqipërisë e Kosovës do të

Mbledhja e përbashkët e qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës do të zhvillohet në Prizren me 11 Janar. Këtë e kanë bërë të ditur dy kryeministrat Edi Rama dhe Hashim Thaçi, përmes postimeve të tyre në rrjetin social Facebook.

Kryeministri Rama shkruan se; “Mbledhja e parë e përbashkët e qeverive të Shqipërisë e Kosovës do të mbahet në 11 janar në Prizren. Do të çelim një faqe krejt të re bashkëpunimi mes dy qeverive që kanë sfidën e njëjtë të demokratizimit, modernizimit dhe integritetit të dy shteteve shqiptare në Bashkimin Europian. Me vetëdijen e lartë për potencialet e zhvillimit dhe nevojat për zhvillim të popullit shqiptar në të dy anët e kufirit, dy qeveritë do të ndërtojnë një qasje të përbashkët strategjike për të hapur perspektiva të reja ekonomike. Kjo mbledhje do të zhvillohet dhe në  shenjë solidaritetit me bashkësinë shqiptare të Preshevës, ku të dyja qeveritë do të akordojnë një fond të posaçëm për ngritjen e maternitetit të ri”.

Ndërkohë kjo ishte një mbledhje që ishte planifikuar që me marrjen e detyrës nga kryeministri Edi Rama. Gjithashtu nga fondi i dy qeverive pritet të akordohet për Luginën e Preshevës pritet që të ndërtohet edhe një shkollë.

/Erilda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar