Messi mund të kthehet ndaj Atleticos

Trajneri i Barcelonës, Gerardo Martino, ka njoftuar se Lionel Messi mund të kthehet në superderbin ndaj Atletico Madridit (11 janar). Futbollisti argjentinas nuk po luan që nga 10 nëntori, ndërsa në javën e kaluar u kthye në stërvitje. 26-vjeçari nuk u përfshi në skuadrën që luajti ndaj Elches, por Martino mendon se ndeshja në Vicente

Trajneri i Barcelonës, Gerardo Martino, ka njoftuar se Lionel Messi mund të kthehet në superderbin ndaj Atletico Madridit (11 janar).
Futbollisti argjentinas nuk po luan që nga 10 nëntori, ndërsa në javën e kaluar u kthye në stërvitje.

26-vjeçari nuk u përfshi në skuadrën që luajti ndaj Elches, por Martino mendon se ndeshja në Vicente Calderon mund të shënojë rikthimin e katër herë futbollistit më të mirë në botë.

“Messi duhet të riaftësohet nga lëndimi dhe pastaj mund të luajë ndaj Atleticos. Jo për faktin se ata janë rivalët tanë kryesorë, por sepse është koha”.

“Ai është stërvitur mirë dhe duket mirë fizikisht dhe mendërisht”, u ka thënë strategu argjentinas gazetarëve.

Barcelona dhe Atletico Madridi ndajnë kreun e tabelës së La Ligas me pikë të barabarta.

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar