Presidenti i FIFA-s, Sep Blater, kërkon rregulla të reja për lojtarët që stimulojnë. Numri një i futbollit botëror ndihet i bezdisur kur sheh lojtarë “gjysmë të vdekur” në fushë, që papritmas kthehen në jetë, porsa lënë fushën. “Kur një lojtar i dëmtuar kërkon të kthehet në fushë menjëherë, gjyqtari mund ta lejojë atë të presë
Presidenti i FIFA-s, Sep Blater, kërkon rregulla të reja për lojtarët që stimulojnë. Numri një i futbollit botëror ndihet i bezdisur kur sheh lojtarë “gjysmë të vdekur” në fushë, që papritmas kthehen në jetë, porsa lënë fushën.
“Kur një lojtar i dëmtuar kërkon të kthehet në fushë menjëherë, gjyqtari mund ta lejojë atë të presë derisa inferioriteti numerik të ketë influencë në rreshtimin e skuadrës së tij. Kjo mund të të bëjë të ndihesh aktor”, thotë Blater për “FIFA Weekly”.
Presidenti i FIFA-s mendon që për lojtarët që simulojnë të jepen disa minuta ndëshkim për të mos luajtur. Sipas tij, kështu ai dëmton veten, por edhe skuadrën. Më 2 mars do të mblidhet Bordi Ndërkombëtar (IFAB) me 8 anëtarë, ku pritet të vendosen rregulla të reja për futbollin.
/Objektiv.al/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *