Çelet zyrtarisht merkato e janarit

Çelet zyrtarisht merkato e janarit

Mesnatën e kaluar u hap zyrtarisht edhe merkato e dimrit për këtë sezon. Klubit e futbollit filluan lëvizjet e para për këtë merkato, e cila do të qëndrojë e hapur deri në fund të muajit. Klubi italian i Milanit afron japonezin Honda dhe francezin Rami, ndërkohë që Mbaje Niang është larguar në drejtim të Mantpeliesë

Mesnatën e kaluar u hap zyrtarisht edhe merkato e dimrit për këtë sezon. Klubit e futbollit filluan lëvizjet e para për këtë merkato, e cila do të qëndrojë e hapur deri në fund të muajit.

Klubi italian i Milanit afron japonezin Honda dhe francezin Rami, ndërkohë që Mbaje Niang është larguar në drejtim të Mantpeliesë për pjesën e mbetur të sezonit.

Atletiko e Madridit ka blerë futbollistin Jose Sosa nga Metalist Kharkiv. Fiorentina ka larguar për në drejtim të Sanderlendit Markos Alonson, ndërsa Lodi kalon nga Xhenoa për tek Katania.

Ndërkohë, futbollisti i njohur turk Semih Shenturk largohet nga Fenerbahçe për të luajtur me Antaljasporin.

/Objektiv.al/
 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar