Reali i Madridit fitoi me rezultatin minimal 1-0 kundër Paris SG në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Khalifa International”, në Doha të Katarit. Ekipet u paraqiten në fushë me formacionet më të mira. Autori i golit të vetëm të takimit ishte Jese, i cili gjeti rrjetën në minutën e 18-të. Trajnerët e dy
Reali i Madridit fitoi me rezultatin minimal 1-0 kundër Paris SG në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Khalifa International”, në Doha të Katarit.
Ekipet u paraqiten në fushë me formacionet më të mira. Autori i golit të vetëm të takimit ishte Jese, i cili gjeti rrjetën në minutën e 18-të.
Trajnerët e dy skuadrave kryen shumë zëvendësime, por për francezët ishte e pamundur të shënonin.
Kjo ishte një ndeshje testuese për të dy ekipet, para sfidave që i presin këtë vit në kampionat dhe Ligën e Kampionëve. Paris SG udhëheq kampionatin francez me 44 pikë, ndërsa Reali renditet i treti në Spanjë me 41 pikë.
/Objektiv.al/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *