550 të dënuar deri me 2 vjet burg pritet të lirohen për festat e fundvitit. Burime nga Ministria e Drejtësisë bëjnë të ditur se përveç kësaj kategorie, do të përfitojnë edhe të burgosurit që u ka ngelur një ose 1 vit e gjysmë nga dënimi.
Ministria e Drejtësisë ka hartuar tashmë draftin “Për dhënie amnistie”, i cili motivohet nga dy arsye: mbipopullimi në burgje, por edhe ulja e kostos financiare për këtë sistem.
Edhe pse 1 vit nga amnistia për 100-vjetorin e Pavarësisë, qeveria e majtë e sheh këtë si mundësi të mirë për lehtësimin e qelive nga të burgosurit mbi kapacitetet e lejuara.
Gjithashtu, kategoritë që do të përfitojnë nga amnistia përfshijnë gratë mbi 55 vjeç, burrat mbi 60 vjeç dhe të dënuarit, të cilët e kanë kryer krimin në moshë të mitur.
Përveç personave që do të lirohen, një numër i madh të dënuarish do të përfitojnë ulje dënimi për shkak të kësaj amnistie. Mësohet se do të përfitojnë uljen e 1/4 së dënimit të gjithë të dënuarit që nuk përfitojnë amnisti.
Krimet e rënda si vrasjet, kanosjet, vjedhjet me armë, aktet terroriste apo ato seksuale nuk përfshihen në kategoritë që do të përfitojnë falje apo ulje dënimi. Një tjetër aspekt i amnistisë lidhet ngushtësisht me dosjet penale të filluara nga prokuroria. Mësohet se një numër i madh procedimesh deri në nëntor të këtij viti do të mbyllen, pasi veprat penale do të përfshihen në amnisti.
Kategoritë që amnistohen
Të dënuarit deri në 2 vjet burgim
Të dënuarit alternativë
Personat që u ka mbetur pa vuajtur 1 ose 1.5 vjet burg
Të dënuarat femra 50 vjeç e lart
Të dënuarit meshkuj, 60 vjeç e lart
Të dënuarit që kanë kryer krim në moshë të mitur
Përjashtohen nga amnistia të gjithë të dënuarit për krime të rënda
/Elta Liksenaj/]]>
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *