Shpikjet që na presin 5 vitet e ardhshme.

Ilaçet e personalizuara Shumë shpejt pritet që mjekët të përdorin ADN-në, për të përcaktuar trajtimin mbi pacientët e tyre. Mjekimet nuk do të jenë më standarde, e do të ndryshojnë në bazë të specifikave të çdo individi. Do të eliminohen fjalëkalimet Fjalëkalimet do të zëvendësohen nga pajisje që do të mësojnë të dhëna për individët, për mënyrën si sillen dhe se çfarë faqesh ndjekin. Këto pajisje do i ofrojnë kalimin automatik përdoruesit të vërtetë të faqes, duke identifikuar njëkohësisht çdo aktivitet të panatyrshëm. Një mundësi e afërt është edhe përdorimi i shenjave të gishtërinjve në kompjuterat tanë si fjalëkalim. “Klasat” e zgjuara Programe kompjuterike do të përdoren për të matur aftësitë studimore të nxënësve, duke identifikuar ata që kanë çrregullime apo vonesa që në fillim. Qyteti interaktiv Qeveritë do të jenë në gjendje të mbledhin të dhëna për lëvizjet e rezidentëve të qyteteve të mëdha dhe për nevojat e tyre, duke përmirësuar kështu rrjetet e transportit dhe shkurtuar distancat mes institucioneve shëndetësore e edukuese me banesat e personave që i frekuentojnë. Përmirësimi i blerjeve online Në pesë vitet e ardhshme, blerjet online do të tejkalojnë blerjet direkte. Përballë kësaj forme të re të tregtisë, dyqanet do të përshtaten, duke e bërë shumë më të efektshëm shërbimin e tyre dhe nuk do të jetë e largët dita në të cilën blerja në internet do të mbërrijë në shtëpi brenda 24-48 orëve.]]>

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar