Si pasoje e nje sulmi kriminal në ndërtesën Loyalty në Ennis, Irlandë, janë vjedhur detajet e plota të 376.000 kartave të kreditit, ishin të shenjuar edhe 150.000 klientë të tjerë. Komisioneri i zyrës për mbrojtjen e të dhënave në Irlandë, këshilloi klientët të jenë vigjilentë me llogaritë e tyre dhe të raportojnë cdo transaksion që e konsiderojnë të dyshimtë. Sulmi i të dhënave zbulohet të ketë qenë shumë i sofistikuar. Ndërkohë vazhdojnë hetimet në lidhje me të dhënat e klientëve të tjerë të përfshirë. Meqënëse ndërhyrja e parë u arrit të bëhej, tani është më e lehtë për sulmuesit që të arrijnë qëllimet e tyre, prandaj shkalla e rrezikut konsiderohet shumë më e lartë. Borana Belegu]]>
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *