Beteja e Sirisë për bukë

  Në një ditë të ftohtë dimri, sirianët godasin me grushtet e tyre dyert metalike në një furre buke në Damaskun Qendror, duke  bërtitur për më shumë bukë. Radhë të gjata nga dyert e furrave deri në rrugë… Sirianë të të gjitha moshave, të mbështjellë nga i acarti, nxitojnë me bukët e ngrohta nëpër duar, të cilat i sigurojnë jo me pak mundime.   Reportazh nga Lyse Doucet (BBC) Mungesa e bukës është shndërruar në një “armë” lufte në Siri. Në kushtet e dhunës dhe terrorit, buka mund të shërbejë si barometri më i saktë për matjen e përvuajtjes siriane. Produktet bazike ushqimore janë të vështira si për t’u gjetur, ashtu edhe për t’u përballuar në çmime. Sipas një vëzhgimi të BBC, në dy vitet e fundit të përshkallëzimit të krizës, çmimet e bukës janë rritur deri në 500 % në disa zona. Katër në çdo pesë sirianë shprehet se jeton me shqetësimin se rezervat ushqimore do t’i mbarojnë. “Këto të dhëna tregojnë se uria po kërcënon një pjesë të madhe të  popullsisë siriane”, paralajmëron Presidenti i Komitetit Ndërkombëtar të Shpëtimit, David Miliband. Në shumë qytete dhe qyteza në Siri, mungesat e karburantit, miellit dhe energjisë elektrike sjellin një realitet ku është pothuajse e pamundur për të gjetur bukë. Dhe në disa pjesë rurale të Damaskut, rrethuar nga forcat qeveritare dhe në zonat në veri me luftëtarë rebele, buka është simbol i vështirësive. “Prej gati nëntë muajsh nuk kemi ngrënë një copë bukë”, ishte thirrja në makth e shumë sirianëve që u evakuan nga Damasku jugor për në rrethinat e Moadamijas. Të hash më pak Në furrat e bukës drejtuar nga qeveria, çmimi i bukës nuk ka ndryshuar në 20 vjet. Një bukë tipike e rrumbullakët  ende kushton vetëm dy paund siriane (£ 0,01, 0,02 $). “Këtë bukë e llogarisim për të gjitha vaktet, në furrat private të bukës do të na duhej të paguanim 10-fish më shumë”, shprehet një burrë sirian teksa mbyll çantën. Siria duket e shkatërruar nga konflikti i cili filloi në vitin 2011. Një rrugë më larg, në një vend të mbushur me njerëz të shpërndarjes për programin Botëror të Ushqimit, drejtoreshë e Matthew Hollingworth vëren se “njerëzit janë të hahet më pak, të hahet më rrallë, dhe cilësia e ushqimit është edhe më e ulët”. “Prodhimi i drithërave është ulur me 40%”, tregon ajo, “dhe importet nuk janë aty për të mbuluar hendekun.” Njerëzit  që presin në radhë për një kuti me racione mujore po ashtu luten të shesin batanije e veshje të ngrohta për fëmijët. çështjen e batanije dhe veshje të ngrohtë për fëmijët e tyre. Panorama të tilla “tregjesh” mund të gjesh kudo në Damask, por sirianët të shkatërruar ekonomikisht nga lufta – thjesht nuk kanë para për t’i blerë ato. Disa kanë lëvizur më shumë se tre herë nga një qytet në një tjetër për tu shpëtuar luftimeve. Ata kanë humbur shtëpitë e tyre, vendet e punës dhe shumë më tepër. “Do të preferoja të jetoja në shtëpinë e mëparshme që e kisha si tendë se sa të jetosh kështu-pa dinjitet”, tregon me pikëllim Um Aymad që ka ardhur për të marrë racione nga ato që shpërndan Programi Botëror i Ushqimit. Asaj i duhet të ushqejë 16 fëmijët dhe gjyshen e saj. Një thirrje më e madhe për ndihmë Kjo është një fotografi e vogël dhe e trishtuar e një kombi ku OKB-ja thotë, se 6.3 milionë njerëz kanë qenë të detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, dhe ku gati gjysma e popullsisë tani mbështetet në ndihma. Një shtet që ka më shumë se dy milionë refugjatë që kanë emigruar në vendet fqinje. “Është një nga krizat më të mëdha të kohëve moderne”, ka deklaruar edhe e dërguara humanitare e OKB-se, Valerie Amos gjatë vizitës së saj të shkurtër në Damask para nisjes së një apeli emergjent për Sirinë. Programet Botërore të Ushqimit përgjatë këtyre muajve kanë shpërndarë vazhdimisht rezerva ushqimore për sirianët në nevojë, megjithatë  kriza vazhdon të jetë e pranishme. Apeli i fundit disa muaj më parë për $ 4.4 bn  ishte apeli më i madh humanitar i realizuar ndonjëherë. Kriza e Sirisë tani është edhe më keq, dhe këtë herë apeli do të jetë edhe më emergjent. Refugjatët sirianë  më thonë: “Pse na ka braktisur bota”, tregon Baronesha Amos. “Bota duhet të kuptojë me të vërtetë se me çfarë po përballen sirianët”. Shqipëroi për “Objektiv.al”: Elta Liksenaj  ]]>

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar