Kështu deklaroi dje presidenti grek Karolos Papulias. Nga ana e tij, Nishani njoftoi mediat se në takimin me homologun grek i kërkoi zgjidhjen e problemeve që kanë dy vendet tona, mes të cilave është heqja e ligjit të luftës. “Janë një sërë çështjes në axhendën e marrëdhënieve dypalëshe që duhen futur në rrugën e zgjidhjes.Marrëdhëniet tona nuk duhet të përcaktohen nga problemet e së shkuarës, por nga e ardhmja e përbashkët, fryma e bashkëpunimit të fqinjësisë së mirë. Kërkova shfuqizimin e ligjit të luftës ende në fuqi, si dhe aprovimin e të gjitha neneve që rrjedhin prej tij. Shpreha shqetësimin për moszgjidhjen ende të çështjes së toponimeve, për çështjen e delimitimit të kufirit detar, për të cilën pala jonë është gatshme për të gjetur zgjidhje”, u shpreh Nishani. Po ashtu Presidenti Nishani theksoi se i kishte kërkuar homologut grek kontakte më të shpeshta në nivele më të larta, si dhe forcimin e marrëdhënieve ekononomike, tregtare. Në deklaratën e tij Papulias premtoi mbështetje për integrimin, forcim të marrëdhënieve ekonomike, në fushën e energjetikës, duke theksuar se një element i rëndësishëm i marrëdhënieve mes dy vendeve janë pakicat greke në Shqipëri, si dhe emigrantët shqiptarë që jetojnë në Greqi. Papulias nuk e preku çështjen e ligjit të luftës, ndërsa theksoi se projekti për gazsjellësin TAP, hap një mundësi të re bashkëpunimi ekonomik. Në lidhje me vizitën e Papulias në Tiranë,Shoqata ‘Çamëria” ka mbajtur një protestë në bulevardin Dëshmorët e Kombit, tek zona e Piramidës. Drejtuesit e shoqatës “Çamëria” i kujtuan presidentit te Greqise prejardhjen e tij çame. “Afro 20 vjet më parë, në vitin 1994, në cilësinë e ministrit të jashtëm, zoti Karolos Papulias i kishte thënë homologut të vet zotit Alfred Serreqi, se çështja çame nuk mund të zgjidhej atëherë kur plagët ishin ende të hapura dhe se do duhej të kalonin 20 vjet, që ajo të përballohej qetësisht. Tani është koha që presidenti grek të mbajë fjalën” tha kryetari i shoqatës, Ardian Tana. Në njëjtën linjë ka mbajtur edhe kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi. Ndërsa i ka bëre thirrje presidentit grek Papulias, të luajë rolin e pajtuesve mes dy vendeve dhe dy kombeve, Idrizi kërkoi edhe nga autoritetet shqiptare të mos shkelin dinjitetin e shqiptarëve. “Si mund të pranosh këtë detyrë, kur bashkëmoshatarët e tu çam që nuk hoqen dorë nga kombësia, sot dergjen pa varre, nuk ka për ta as monumente, as varre, as kujtesë kolektive të shtetit grek. Keni rastin historik tu bëni shërbimin më të madh dy kombeve që u përkisni, zgjidhje çështjes çame dhe heqjen e ligjit të luftës”u shpreh Idrizi. /Elta Liksenaj/]]>
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *