Ministria e Jashtme e Norvegjisë e ka kundërshtuar idenë e shkatërrimit të armëve kimike në territorin e saj, me pretendimin se nuk kanë eksperiencë dhe kushtet teknike për të bërë të mundur një gjë të tillë. Sipas rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, arsenali i armëve kimike të presidentit Assad duhet të transferohet jashtë Sirisë brenda janarit 2014 dhe të shkatërrohen përpara qershorit të po këtij viti. Sipas raportimeve, bëhet fjalë për më shumë se 1 mijë ton armë kimike. Momentalisht nuk ka ende një reagim zyrtar nga qeveria shqiptare për lajmet e përhapura në mediat e huaja. Ndërkohë ambientalistët shqiptarë i kanë bërë thirrje qeverisë që të refuzojë kërkesën e OKB-së për transferimin e arsenalit të armëve kimike të Sirisë në Shqipëri.pasi sipas tyre kjo është kundër ligjeve dhe interesave të vendit. /Elta Liksenaj/]]>
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *