Këshilli i Urdhërit të Infermierit bëri të ditur se cilësia e studentëve është rritur nga viti në vit, megjithatë përsëri lë për të dëshiruar. “Sa u përket rezultateve të Provimit të Shtetit, duhet thënë se ato kanë ardhur duke u përmirësuar nga viti në vit. Kujtojmë se deri tani janë dhënë tre herë Provime Shteti, ku në të parin, profesionistët kanë dalë shumë dobët, në nivelin e kalueshmërisë 23%; në provimin e dytë 47% dhe në të tretin vetëm 54%. Kjo tregon që kemi një rritje edhe pse akoma niveli i tyre lë për të dëshiruar”, vlerëson Presidenti i UISH-së, Sabri Skënderi. Këshilli Kombëtar i Urdhërit të Infermierit paraqiti raportin e inspektimit. Për më shumë se 170 raste grupet e inspektimit kanë gjetur në shkelje të Kodit Etik-Deontologjik. “Ndërsa gjatë vitit të kaluar ne kemi pasur edhe katër raste të ankimimit të pacientëve apo familjarëve lidhur me kujdeset infermierore dhe shërbimin që u bëhet atyre nga ana e profesionistëve të kujdesit. Dhe këto katër këto raste janë vlerësuar seriozisht, është mbajtur qëndrim, është bërë analiza e rastit, janë thirrur familjarët dhe pacientët, janë dëgjuar nga komisioni i gjykimit profesional e janë marrë edhe masat përkatëse, të cilat kanë qenë që nga gjobat, vërejtjet, dhe deri në heqjen e të drejtës së profesionit për tre muaj”, tha Skënderaj. /Elta Liksenaj/]]>
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *